Nga Lorenc Vangjeli
Pavarësisht rezultatit të 25 prillit, ka një listë paraprake fituesish. I pari dhe triumfuesi i padiskutueshëm në të gjitha llojet e kombinimit të shifrave, është vetë sistemi. I papërkryer, difektoz në retushimin karnavalesk që i është bërë demokracisë në Tiranë, një krijesë e ndërmjetme mes formës evropiane, mendësisë sovjetike dhe thelbit ende ballkanas e plot ornamente otomane të tij, demokracia do të rimarrë shtyllat e saj. Shqiptarët do të zgjedhin një nga institucionet më të rëndësishëm, opozitën e vendit, që së paku në dy vjetët e fundit ka funksionuar si shfrim Facebook-u dhe tundim molotovi nga opozita reale dhe si një karikaturë qesharake nga opozita legale.
Fitues tjetër i padiskutueshëm në listën me plot të papritura është qarku i Vlorës. Në qytetin e Flamurit kanë ngritur flamujt e inatit që nuk del, edhe presidenti, edhe kryeministri. Nën hijen e rëndë të njerëzve që janë dashur dhe urryer si pakkush tjetër në këtë vend, misteri i rezultatit do të jetë shumë më shumë se një test lokal dhe një kombinim shifrash për poltrona kuvendi. Ai është test force që dëshmon sesi do të jetë Shqipëria nesër. Gara për Vlorën ka lënë në hije edhe vetë Tiranën, Durrësin apo dhe Elbasanin, qarqet që kanë më shumë enigma dhe ndeshje më të fortë, pikërisht sepse aty projektohet një garë personale mes dy njerëzve që në historinë modern të këtij vendi, kanë shkruar e rishkruar historitë e tyre personale politike.
Dhe jo thjesht për një kapriçio të fatit, i përmendur nga të dy dhe nën vëmendjen e të dyve, shqiptarët shohin nga projektorët mbi Vlorë, një personazh i tretë, tek i cili duhet të gjenden përgjigjet e shumë pikpyetjeve që do të zbulohen nesër. Damian Gjiknuri nuk e bëri tërmetin as në Dibër kur e akuzuan se ndërhyri në zgjedhjet lokale dhe as nuk pritet ta bëjë në Vlorë siç e shpreson Rama ta tundë dhe e paralajmëron Meta që të mos e provojë. Ai e ka bërë shkundjen e politikës shqiptare që vitin e shkuar kur përktheu në letër idenë e Ramës se për t’i mundur të gjithë kundërshtarët bashkë, duhet t’i detyronin të garonin veç e veç. Se lista gjysmë e hapur do të detyronte gjithë gratë e burrat socialistë të ngopur nga pushteti dhe gjithashtu, edhe opozitarët e uritur të shtyrë nga sikleti i hierarkisë së votave, që të vraponin më shumë në terren.
Dy risi që për një javë do të verifikohen nëse mund të bëjnë një herë të tretë. Bashkë me Anila Denajn e financave përpara tij në listë dhe shefin e përbashkët Edi Rama në kufi të listës socialiste, Gjiknuri i tërmetit përmendet sidomos aty ku nuk është dhe i japin rol edhe aty ku ai refuzon ta ketë. Sidomos në rastin e njërit prej kandidatëve përballë, socialistit veteran që mban mbiemrin e kryeministrit, por garon me LSI-në. Luan Rama, është një nga enigmat e tjera vlonjate, me shans që të jetë sot më shumë se pika e ujit që do të përmbysë nesër balancat e llogarive paraprake. Llogari të cilat në të gjitha herët nxjerrin se Bregu i mrekullueshëm i Jonit, aty ku shumica dërmuese e shqiptarëve preferojnë detin, është destinuar kësaj here të jetë kufiri që do të mbajë e ndajë frymën mes fituesit në delir dhe humbësit dramatik të 25 prillit.
O lorenc. Je kot fare.
Shume i lodhur ne shkrime dhe shume i dobet se mundohesh te mbrosh te pambrojtshmen duke u munduar te dukesh dhe i pavarur.
Termeti ndodhi kur rama duke i patur te humbura zgjedhjet pa nisur, ndryshoi rregullat ne tavoline per koalicionet. Dhe perseri me shume mundesi do te humbase.
Por ti mos ki merak.
Nje zhapik si ty do ta gjeje gjithmone nje strofull nga e cila te marre fryme.
Berti, ç’kemi? Nga shtepia mirë?
Po bëhesh gati per vendin e punës, ëëë? Mos u merzit se edhe ti do ta marresh nje vend pune. Vetëm po ta pati Basha me te futur. Por ju komunistët nuk dorezoheni.
Ty te duket si marrezi te te quash komunist, dhe shan nga telefoni: “Mua me thus komunist? Mua qe e urrej Enver Hoxhën me shpirt, dhe nuk votoj kurre per PS?”
Mos u nxeh. Te mos votosh per PS nuk do te thote të urresh komunizmin. Thjesht ti nuk.pajtohesh me programin e PS. Kjo eshte e drejta jote te mos jesh i majtë. Njesoj si mua, qe nuk kam votuar kurre per PS, sepse jam i djathtë.
Por ketu qendron problemi.
Po te jesh i djathte nuk mund te behesh me PD, që eshte nje parti ultra-komuniste e majtë, e udhehequr nga nxenesi i devotshëm i Enverit, sherbetori i zellshem i Byrose Politike, Sali Katunar Berisha.
Tani, se me kë je ti, ate e di vetem ti. Edhe se kush ta ka premtuar punën.
Ore, bëje si me që kemi emigruar jashtë, dhe nuk na plas per Ramën, Metën, apo Berishën. Mjafton qe Shqiperia te ecë përpara. Serozisht e ke qe Basha eshte njeriu qe do çojë përpara Shqipërinë.
TI SI GAZETAR I ËNDRRAVE BËN MIRE TE ZHBIROSH DUKE INVESTIGUAR NË SE NË KANDIDATËT E PARTIVE KRYESORE ,PËRVEÇ ATYRE ZYRTARE NË SE KA HAJDUTË TË MASKUAR ME VELLO PUSHTETI,NE SE KA KANDIDATË TË IMPLIKUAR NË KRIME NDAJ PERSONIT DHE SHTETIT ,PASTRUES PARASH DHE MJESHTRA TË KONTRABANDES DHE TË MOS SHKRUASH SIKUR JE NE KLLAPI .QË SAPO JE NGRITUR NGA NJË ËNDERR E KEQE ,
Or Lorenc kerko nderrimin e Fotos se na kujton filmin Lopa dhe i Burgosuri.
Fytyre e lodhur!
paska marre nje dore paresh nga damiani ky mbreme qe t’a beje te dukert si strateg i zgjedhjeve… Damiani eshte nje down e dio vec te kopjoje, qe i vogel, ne shkolle e me tej ne jete… rrofte Leka ndjese paste per kete se sot do kishte zene vendin e ver llapes te kish lindur ne nje familje tjeter
Fole fole o Lorenco dhe nuk the asigjo. I dredhur, i perdredhur dhe i tredhur ke qene dhe je.
O Loro
O Lenc
O Renc
O çfarë të duash ti.
Je kokra i idhanakut ironik, me doza të forta “speci djegës”, në aparencë apsolute të asnjanësisë, por me thellësi mendimi në përkrahje të LSI-së.
Kujton se je i fluid, por të kuptojmë rrëshqitjen e fjalëve me dy kuptime, me nëntekst, nxjerrjen në pah të vlerave të “kandidatit prevalent” ish kolegut tënd të ZËRIT TË POPULLIT, dibranit ish ministër i Brendëshëm i Fatos Nanos, që rrahu me shpullë po një kolegun tënd, Luan RAMA.
Të cilin, jo pa qellim, e ka çuar LSI në Vlorë, për të çorientuar votuesit, mbasi ka të njejtin mbiemër me kryeministrin.
Është e vetmja “vlerë” që ka Luan Rama për LSI-në, mbiemri i njejtë me kryeministrin. Asgjë tjetër. Është mish për top.
Të tjerat, janë “apologji SOKRATI”….për mos fundosjen e nëndetëses me emrin ILIR META.
O Lenci !
Duket qe ke qene shume i mire ne hartim dhe mesuesja e gjuhes te ka vleresuar maksimalisht !?
Me kete shkrim ti nuk thua asgje ,ku ishe dhe ku do shkosh.
Merr honorarin e shko pi nonje gje,e te keqen.
Sipas nje sondazhi personal nga SHBA -ja, ne Tirane PS do te marre 23 mandate deputetesh per ne Kuvendin e Shqiperise.
A ju duken kembet gjalperinjve dredharake sahan-lepires gazetare,me lojen:” fluturon gamori”?
O Lenci ala se ke kuptu se Likja shkoi per lesh.Gjej nje varke teeter se po mbytesh.