Berisha rrëfehet: Ja porositë që i kam dhënë Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit

16 Prill 2021, 13:28Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth pjesëmarrjes së tij në fushatë. Ai shprehet se lideri i fushatës së Partisë Demokratike është një dhe i vetmi, pra Lulzim Basha.

“Nuk ka qenë pandemia ajo që mund të ketë kufizuar daljet e mia. Kam ndjekur me interes fushatën dhe jam përpjekur të jap ndihmesën time.

Çdo fushatë ka një lider dhe ai është Lulzim Basha. Të tjerët duhet të jenë mbështetës për programin e tij. “, u shpreh Berisha.

Më tej  në një intervistë për A2CNN ai ka folur edhe për porositë që i ka dhënë Bashës. Sipas tij, këto janë çështje private.

“Këshillat janë një çështje private. Ai ka zhvilluar fushatën më të shkëlqyer. L

ulzim Basha u angazhua në një betejë për të fituar dhe pushtuar zemrat e qytetarëve me një program që ka vendosur në qendër jo fantazira por ka vendosur qytetarin me problemete e tyre.

Programi i Bashës është përgatitur nga ekspertë të jashtëm”, përfundoi Berisha.

5 komente në “Berisha rrëfehet: Ja porositë që i kam dhënë Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit”

  1. Bardha says:

    Programi i shpellave dhe i hajdutve

  2. Basha ,nji manekin ne duert e Sali komunistit!

  3. Salih Berisha

    Vodhe gjithçka der’ tek dhjami i hardhucës
    Tash,pse na ngjitesh si muti mbas kpucës?
    Hajdut,gore,i pabesë e Pinok
    Shpellar,zagar,tutkun e malok
    Mos shkel mâ n’xhamí,je nji me derrin
    As n’Férr s’ke vênd ,se ndyen edhe Ferrin.

    Për tridhetevjet rrethue me kopukë
    Servilë,rezilë,spiune,eunuke
    Ju túndè dosjet,mos me t’prishë rreshtin
    I mbâjte ne gjî,si qêni pleshtin

    E sot pleqnia t’ka ardhë me kulár
    Tmerri t’kaplon për ç’ke vjedhë e vrár
    Viktimat t’rrethojnë kur ulesh ne gjumë
    Çmëndshem uleret,prej goje nxjerr shkumë
    Sheh n’andër Luciferrin,tue t’çue te Furra
    Mbshtillesh m’jorgan, e mandej t’pshton shurra.

    Prilli i ketij viti ,vetem do të shkundi
    Ende s’ke pà si do t’vijë fundi
    Nano t’a hodhi,o pléh o qelbsinë
    Ai iku ne Vjenë e Ti ne çmendinë
    Prandej trembesh e naten t’pshton shurra
    Se sheh SPAKUN tue t’çue tek Furra.
    Kolë Tivari
    *Kolë Tivari kâ kênë nji emblemë e Humorit shkodran.

    1. Vranakonti says:

      Kol Tivari bravo.Te lumt mendja.Ja ke qendis mire e bukur vrasesit me emrin e shemtut Sali Berisha.

  4. Genjejme,kush e ha e ha says:

    Kjo me keta ekspertet e huaj te kujton ate cekun e bardhe,qe te gjithe e hengren si sapun per djath,qe ju dha mundesine te shkaterron cdo gje per ti blere me shifra qesharake.Heren e pare eshte faji yt,qe ma hodhe,por heren e dyte eshte faji im.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje