Zgjedhjet e 25 Prillit, paralajmëron ambasadori Soreca: Do vizitojmë qendrat e votimit, BE qëndron pranë Shqipërisë

16 Prill 2021, 13:05Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se ditën e zgjedhjeve do të vizitojë disa qendra votimi, bashkë me kolegë të tjerë nga shtetet e BE.

Ai shkruan se qytetarët e Shqipërisë do të inkurajohen të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar masat anti-COVID.

“Së bashku me shumë kolegë të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve.

Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19. BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.

1 komente në “Zgjedhjet e 25 Prillit, paralajmëron ambasadori Soreca: Do vizitojmë qendrat e votimit, BE qëndron pranë Shqipërisë”

  1. Vranakonti says:

    Ju lumt zoti Soreka.Eshte e domosdoshme prezenca juaj ne qendrat e votimit.Pd-ke, dhe LSI,kane hedhur shume dollar ne qarkullim per te blere votat.Ata paguajn,blejn vota dhe nga ana tjeter akuzojn Edi Ramen per blerje votash.Gjarperit nuk i duken kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje