Ilir Meta, sërish fushatë në Vlorë: Dekoron pas vdekjes 5 ish-partizanë

16 Prill 2021, 11:38Politika TEMA

Ilir Meta ka shkuar sërish në Vlorë këtë të premte, ku nderoi pas vdekjes pesë anëtarë të LANÇ.

Meta iu bëri thirrje qytetarëve vlonjatë, të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Meta u shpreh se nuk duhet të lejojmë askënd të eklipsojë dritën e flaktë të lirisë që ndezën luftëtarët e LANÇ, duke theksuar se kjo bëhet vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar çdo lloj shtypje shoqërore.

“Flakët e betejave të lagjeve Pana kanë ndriçuar ëndrrën për lirin të çdo vlonjati. Ndaj ne jemi mbledhur dhe përkulemi para figurës së tyre. Kam nderin të akordoj sot titullin e lartë Nderi i Kombit.

Dua t’ju siguroj që në të ardhmen do jemi përsëri bashkë në të tjera vlerësime duke nisur me lagjen partizani ku çdo rrugicë e së cilës mban një emër dëshmori.

Ky nderim është vlerësim dhe respekt ndaj dinjitetin tonë si shqiptar. Nuk duhet të lejojmë sot askënd të që eklipsojë dritën e flaktë të lirisë që ata ndezën.

Lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar çdo lloj shtypje shoqërore.

Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Dhe të tregojnë dinjitetin dhe fuqinë e tyre përmes votës së lirë dhe të barabartë”, deklaroi Meta.

2 komente në “Ilir Meta, sërish fushatë në Vlorë: Dekoron pas vdekjes 5 ish-partizanë”

  1. Zzz says:

    Po celo mustaqemadhin kur do e dekoroje?

  2. xhoxhi says:

    Të dhjefsha shtetin të dhjevsha i cili nuk ka çti bëjë një hajvani psikopat dhe askush nuk guxon ti hedhë një domate.Në tërë botën ka të tillë por si ky qelbësirë nuk kemi parë.Mirë është që gazeta tema ti mbledhë komentet dhe tia dërgojë me postë që të shohë sa i vlen lëkura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje