1.6 mln fletë votimi mbërrijnë këtë të premte

16 Prill 2021, 11:26Politika TEMA

Kompania sllovene e kontraktuar për të printuar fletët e votimit të 25 prillit ka përmbyllur këtë proces për rreth 1.6 milionë fletë.

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi se ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier dhe këto fletë do të mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së premte.

Procesi për fletët e votimit, që po printohen nga kompania sllovene Cetis vijon dhe janë rreth 2 mln fletë të tjera për t’u prodhuar. Me ecurinë e procesit dhe me përzgjedhjen e modelit me numra, parashikohet që kompania të dorëzojë në kohë të gjitha fletët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje