Meta sulmon Ramën për mbështetjen ndaj bujqësisë: Ato fonde mjerane janë 10 herë më pak se fatura e Becchettit (Panariti i LSI ia jepte Çekajt të 613 kg kokainë)

16 Prill 2021, 13:42Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta “thumbon” Qeverinë për mosmbështetjen e bujqësisë, sipas tij me fonde “mjerane” që janë 10 herë më pak se fatura që shteti do i paguajë biznesmenit Francesco Becchetti.

“Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.

Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet  Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive”, shkruan Meta.

Më tej, Presidenti thekson se 25 prilli do të jetë referendum për më shumë para dhe mbështetje për bujqësinë.

“Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin”, përmbyll Meta shkrimin e tij.

Per hir të së vërtetës LSI e drejtuar nga Ilir Meta ka pasur për katër vite me radhë gjatë bashkëqeverisjes me Edi Ramën, drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria e drejtuar nga Edmond Panariti kishte fonde në formë granti që ndihmonin ndjeshëm në nxitjen dhe zhvillimin e prodhimit vendas në bujqësi, duke favorizuar ndjeshëm fermerët.

Por AZHBR, në varësi të ministrisë së drejtuar nga Panariti dhe me drejtoreshë në atë kohë gruan e një deputeti të LSI, në vend që fondet ti orientonte në drejtim të fermerëve për nxitjen e prodhimit vendas, ia kaloi në funksion të një importuesi bananesh nga Amerika Latine.

Më konkretisht, bëhet fjalë për kompaninë që drejtohej nga Arber Çekaj, import ‘bananesh’!

Kompania “Arbi Garden”, për llogari të së cilës kishte mbërritur kontenieri me banane brenda të cilit ishin fshehur 613 kg kokainë, ka përfituar një grant nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2015, me një vlerë prej 264,000 dollarë, për ndërtimin e dhomave frigoriferike.

Siç është bërë publike tashmë, kjo kompani drejtohej nga Arbër Kuliçi (Çekaj), i cili eshte nen akuze per trafikimin e 613 kg kokaine te sjelle pikerisht me ngarkesen e bananeve.

Më poshtë njoftimi i atëhershem i Ministrisë së Bujqësisë për grantin që kishte përfituar kjo kompani. Në vitin 2015 Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti i LSI-së.

“Arbi Garden” përfitoi një grant për të financuar 7 dhoma të reja frigoriferike. Më 4 qershor 2015, grantet e programit IPARD-Like u disbursuan për SE-BI dhe “Arbi Garden”, dy agrobiznese me qendër në Tiranë, të cilët u mbështetën nga ekspertët e CBS gjatë gjithë procesit të aplikimeve.

SE-BI shpk dhe “Arbi Garden” investuan në 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane.

Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50% të vlerës totale të investimit. Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve, por gjithashtu do eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”, thuhet në njoftim, te botuar dhe nga TemA

1 komente në “Meta sulmon Ramën për mbështetjen ndaj bujqësisë: Ato fonde mjerane janë 10 herë më pak se fatura e Becchettit (Panariti i LSI ia jepte Çekajt të 613 kg kokainë)”

  1. Eh mer ta shkerdhafte dreqi rracen ,
    kush ishte ai mut qe te solli ne kte Toke fara e mutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje