Pas 25 prillit do të punojmë për të arritur ato premtime që kemi dhënë prandaj mbështetja juaj është e domosdoshme që vendi të ecë përpara”-kështu është shprehur kandidati i Partisë Socialiste Niko Peleshi në takimin e dytë të zhvilluar në fshatin Drenovë me banorë të kësaj njësie.
Për drejtuesin politik të qarkut, nuk ka kohë për të humbur me kthime pas por do të vendoset nëse Shqipëria do të mbështesë zgjidhjen që sipas Peleshit gjithmonë ka qënë Partia Socialiste dhe problemit që shkaktohet nga forcat e tjera politike.
“Korça është modeli më i mirë i zhvillimit urban në Shqipëri. Ne kemi ditur të bëjmë punë të mira pasi në Korçë kanë duk punët sepse këtu ka qytetari.
Në datën 25 prill votohet mes problemit dhe zgjidhjes. Është bërë një pjesë e mirë e rrugës ku duam të shkojmë dhe ka ngelur një pjesë tjetër rruge po aq e rëndësishme.
Çdo lloj marifeti apo pengesë që mund ti vendoset qeverisë sot është tejkaluar dhe do të tejkalohet sërish falë mbështetjes suaj. Në rast se në 25 prill ne japim mbështetjen e fortë politike mandatit të tretë të Partisë Socialiste i japim forcë për të ecur përpara.
Ato partitë e tjera që duhet të shikohen në pasqyrë për të marrë pushtetin duhet që të reflektojnë. Ne nuk do të premtojmë çudira por as do të flejmë gjumë.
Do të punojmë pas datës 25 për t’i përmbushur ato premtime që kemi dhënë. Ne do të punojmë që Drenova të bëhet një qytezë turistike, të lidhet bukur me Korçën dhe Dardhën. Në çdo fshat të Korçës mund të bëhet turizëm sepse kudo ka tradita, sidomos këtu ku ka histori.” -përfundoi Peleshi.
Takim me banorët në lagjen 1, Peleshi: Mandati i tretë, mandat i ekonomisë, punësimit e shanseve të mëdha
Pas investimeve të kryera gjatë këtyre viteve tani është radha që turizmi, bujqësia, agropërpunimi dhe teknologjia të jenë katër drejtimet mbi të cilat do ta mbështesim punën në katër vitet e ardhëshme, kështu është shprehur me heret drejtuesi politik i qarkut Korçë Niko Peleshi në takimin e zhvilluar me banorët e lagjes 1 të qytetit. Kandidati për deputet i qarkut të Korçës theksoi më tej se 4 vitet e mandatit të tretë do të jenë vitet e ekonomisë, punësimit dhe shanseve të mëdha.
“Kemi bërë shumë punë këto vite padyshim. Janë qindra shërbime që tashmë mund të merren nga telefoni pa shkuar në sportele duke lehtësuar punën. Në zemrën e qytetit duam të fusim të rinjtë edhe për simbolikë, prandaj po ndërtojmë atje qendrën teknologjike, nga ku do të dalin qindra edhe mijëra të rinj me disa zanate që mund të punësohen përmes teknologjisë kudo në botë pa lëvizur nga Korça.
Janë rreth 100 të rinj që kanë hyrë në këtë sektor, pas katër vitesh do të jenë mijëra. Turizëm, bujqësi, agropërpunim dhe teknologji janë katër drejtimet mbi të cilat do ta mbështesim punën në katër vitet e ardhëshme, që do të jenë vitet e ekonomisë, punësimit dhe shanseve të mëdha.” – u shpreh Peleshi
Nga ana tjetër Peleshi është shprehur se kundërshatrët e tyre politikë nuk kanë ndryshuar as formë as përmbajtje duke zbatuar politika të padrejta që nuk përfaqësojnë qytetarët. “Kundërshtarët tanë nuk kanë ndryshuar, janë të njëjtët.
Nuk kanë ndryshuar as në formë as në përmbajtje. Na sjellin këtu kandidatë, mbase në moshë të re por që janë më të vjetër se më të vjetrit me gjuhën politike të politikës së vjetër, të përçarjes dhe shpifjes. Ne nuk merremi me ta por me politikat e padrejta të tyre, ndërsa ata merren personalisht me secilin prej nesh dhe me secilin prej jush.”- theksoi Niko Peleshi
te erdhi fundi o lesh
po pse Tuç Maku eshte o raqke ? si i paska ardhur fundi? dhe kush do vije pas Nikos, Salianji??????
mos o zot!!!!mbaj doren!!!!