Nga Gisela Troplini
“Kafshët po shikonin nga derrat tek njerëzit e nga njerëzit tek derrat dhe nuk e kuptonin se kush ishte kush.”
Kështu, e mbyll George Orwell librin e tij distopik “Ferma e Kafshëve” ku sulmon dhe ironizon të gjithë liderët e shteteve të mëdha.
Me të njëjtën analogji flet një zotëri i zhgënjyer, që dikur ishte i lidhur ngushtë me politikën.
“Të gjithë njësoj janë, vetëm flasin dhe asgjë s’bëjnë,”-shprehet ai.
Ndërkohë që mediat dhe vetë figurat e politikës po angazhohen me dinamizëm për të “rrëmbyer” vëmendjen e zgjedhësve ka ende shumë nga ata të pa interesuar. Në biseda me qytetarë të ndryshëm rrugëve të Tiranës, dy fjali përsëriten shpesh. “S’më intereson fare” dhe “vota është e fshehtë”.
Por kundrejt atyre që e dinë se si do të votojnë, por nuk flasin, indiferentët janë më të zëshëm.
“Nuk dua t’ja di për asnjërin! Punoj në privat këtu e kaq vite dhe asnjë parti nuk më ka ndihmuar.” Thotë një qytetar banues në Tiranë, i pyetur nga gazeta “SI” mbi njohjen e programeve që kanë ofruar kahet politike për fushatën zgjedhore të prillit 2021.
Nga takimet me qytetarët, vihet re se ndonjëherë, më shumë se sa propaganda me fjalë të bukura dhe premtimet me shifra të mëdha, disa kandidatë i ndihmon historiku.
Njëri pre tyre i tha gazetës “Si” se xhepi i tij ishte më i mbushur kohën e Berishës, u rritën pagat, pensionet dhe kështu do të votonin Bashën këtë herë se presin të njëjtën gjë
Nga ana tjetër ka votues që bindja politike bashkangjiten me trashëgimin , njësoj si një adet që duhet ta përsërisim sa herë vjen radha.
“Nuk e ndërroj unë jo. Kam qëkur, bashkë me burrin që votojmë PS-në,”-thotë një zonjë për gazetën “SI”. “E di që disa gjëra nuk i kanë bërë si duhet, por ne prapë atë do të votojmë.”
Ka të tjerë njerëz që ende sot kur ka mbetur pak ditë deri në zgjedhje nuk i kanë shumë të njohura planet e prezantuara nga kandidatët. Në kontrast ka nga ata që i janë rrahur veshët me premtimet dhe planet e partive sepse nuk i shmangen dot kontaktit më të.
“Po sigurisht që i dimë. Natë e ditë vetëm ato jep televizori. Dhe po nuk deshëm ne i dëgjojmë me zor,”- shprehet duke qeshur një zonjë rreth të gjashtëdhjetave.
Një familje tiranase, banues në një pallat para se të hysh në zonën e Kombinatit, ka vendosur flamurin me logon e partisë ngjitur me flamurin kuq e zi të Shqipërisë. “Nuk kemi ç’flasim,” tha i zoti i shtëpisë teksa tregonte derën kryesore, aty ku qëndronin dy flamujt së bashku, qartazi një familje konservatore.
“Të më sigurojë njeri kujdes dhe ushqim për djalin, iki e votoj”,- u shpreh zonja duke na treguar se realiteti parazgjedhor nuk ka vetëm ngjyrat e partive, por dhe një gri të fortë që “bërtet” ende./si
…..votues indiferent??? Se kuptoj… ajo qe kuptoj eshte varferia ne gjykim e votuesve qe paraqet para vendimit me te rendesishem qe do te kete effect ne jeten e tyre per kater vitet e ardhshme….
…..para disa vitesh ishim me pushime ne alb kur ne TV doli vendimi qe te hiqeshin vitrina e pasqyra apo llamarina universitete…ne brohoritem por te tjeret habiten me reagimin tone…debatuam shume …madje ngritem edhe zerin dhe nuk kuptonim sa syleshe ishin…qe per nje person qe punonte ne nje nga ato uni (staf mbeshtetes) nuk kuptonin te keqen qe do ti vinte gjeneratave te ardhshme dhe vete atyre…pyetem personin qe (argumentonte ti linin ..cte keqe kishte.).. do te doje ti qe dikush I diplomuar nga aty te te operonte ty neser ne nje salle operacioni?? Apo mendon qe neser kur femija yt eshte ne moshe shkolle te edukohet nga te ashtuquajtur mesues qe blen diplomen??? Kaq u desh qe te heshtnin … por prape me inatin e injorantit shqipetar u ndame pa na pershendetur …si tja shpjegoja femijes tim qe po edukohej ne nje shkolle 400 vjecare ne UK ..ne te cilen ne moshen 11 vjecare ishte futur me konkurs..deri edhe test inteligjence (non verbal reasoning) kisht3 bere…qe ne alb mund te beheshe doctor..infermier ..mesues duke blere diplomen …kur degjoje sa here qe vinim ne alb qe idioti I fisit tend ishte bere me diplome …e kishte blere per 5 milion leke dhe pa piken e turpit te thoshte *E matu tani kur te flasesh sepse edhe une kam diplome*…. ngeleshe pa fjale kur dije qe ky njeri nuk dinte te shkruant3 as emrin e tij…..
….ne 27 nentor 2019 shikoja pa fund postime te kryeministrit kudo ne cdo cep ku kishte ndodhur tragjedia…e shikoje te shtrengonte duar e folur me njerez…por e mendoni ndonjehere qe vete familja e tij pesoi nje tragjedi gjithashtu…ate e ngushelloi dikush…nga sa shikoja dite e nate qe shkonte kudo…pa pushuar mendoja per djalin e tij qe kishte humbur dashurine e tij…po atij kush I rrinte prane…nje gje ama dija…dhimbjen qe kishte Rama nga tragjedia qe I kishte rene familjes se tij ….dhe ato qe bente nuk ishin show…dhe ate betim qe dha po e mban ti beje me shtepi te gjithe ato familje….nje pyetje kam…keta qe presin te hyjne ne lagje apo apartam3nte te reja kane deileme per ke do votojne???.
….te mos flasim per pandemine…kur degjon nga kryeministri yt ne UK pergatituni te humbisni familjare pa ju dredhur qerpiku dhe pa pyetur fare per jetet e njerezve…qe me nje debilllik te pashoq shkoi e u infectua vete … kur spitalet u mbushen e njrezit vdisnin ngado dy pyetje me bezdisin…kujt ju hoq e drejta per te shpetuar jeten e tij…kush u la pa oksigjen dhe nuk pati vemendjen e duhur sepse 10 doc e infermier I sherbenin nje te pafytyri…..pyetja tjeter nuk donte pergjigje..sepse te gjithe e dime qe nje lufte eshte e humbur kur I pari te vritet gjenerali sepse do te luaj Russian roulette….akoma keni dyshim se historia e pandemise ne alb nuk eshte histori suksesi…jam besimplote se te gjithe alb qe jetojne ne Europe jane dakord me mua sepse pame si vende te ashtuquajtuara te medha e te fuqishme u shkerrmoqen dhe vazhdojne te lengojne….jemi ne deshmitare te asaj qe ne dime te gjithe qe kur ka dashuri e dhemshuri gjithcka perballohet…qeverite tona europiane deshtuan pikerisht sepse mungojne keto vlera…
Vite me pare ne alb flisnim me njerez te ndryshem dhe thoshim sa me fat qe jeni…keni komshiun..keni familjaret…ata te habitur n.a. thoshin po ju keni leket…dhe si the shpjegoje q e leket qe europianet verior I kishin per taksa te parat…per te blere diallin ne mediaterraneo e dyta…dhe per psikologun e treta…sespe ajo kafe me fqinjet apo familjaret ishte sa njeqind psikolog …
….ne Shqiperi per fat te keq mbizoteron kultura e zhvatjes dhe kultura e te mos qenit te pergjegjshem per cdo act qe kryhet…mendohet per castin…momentin…dhe prandaj jetohet ne ate nivel inferioriteti dhe selfdepriciation…qe kerkoni qe gjerat te zgjidhen per ju tek fet pa derdhur piken e djerses…mundesisht ju ne kafene tju serviret gjithcka….
Per mua nuk ka dyshim per ke te votoni…mendoni femijet tuaj te paret…me lart tregova qe femija jone u shkollua ne nje shkolle 400 vjecare..qe financohej nga je fondacion bamiresie por qe ne familjareve n.a. kerkohej cdo vit te jepnim donacione…dhe ne e benim pa na thene…pa n.a. kerkuar sepse per femijen tim e bene gjeneratat paraardhese…dhe ishte nje obligim moral qe ne e benim pa medyshje.
Flisni ju lutem me familjaret #votoni12…#votoniPS
….#osotokurre