“Kudo sheh helikopterë dhe ushtri…”, Rama: Çfarë më tha Meta te shtëpia e tij në Lalëz për Reformën në Drejtësi

16 Prill 2021, 15:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Skrapari se krisja mes tij dhe Ilir Metës erdhi për reformën në drejtësi.

Rama tregoi sërish episodin e ndodhur në shtëpinë e Metës te Gjiri Lalzit sa i përket votimit të reformës në fjalë.

“Ishim në shtëpinë e tij te Gjiri i Lalzit dhe më tha: E shikon detin? Sikur flota amerikane të vijë dhe t’i drejtojë tytat nga shtëpia ime, unë nuk e votoj atë reformë.

Unë i thashë se s’ka nevojë për flotën amerikane dhe se do ta votosh reformën me një këmbë.

Mos u bëj ti, i thashë, kundërshtari kryesor i reformës. Dhe në fakt ashtu ndodhi që Ilir Meta erdhi e votoi reformën pa pasur nevojën e flotës amerikane.

Se e ka Ilir Meta këtë që kudo sheh ushtri dhe helikopterë.

Për herë të parë kur u votua reforma në Drejtësi pashë kartonin jeshil lart teksa kokat i mbanin poshtë” – tha Edi Rama.

Ai shtoi se ishte Skrapari që e bëri Ilir Metën atë që është sot, por sipas Ramës, sot është po ai qytet që duhet t’i thotë atij se e ka tepruar.

1 komente në ““Kudo sheh helikopterë dhe ushtri…”, Rama: Çfarë më tha Meta te shtëpia e tij në Lalëz për Reformën në Drejtësi”

  1. 007 says:

    Ne lalez e ka emrin vile ,e jo shtepi; mor piktor; vile e ndertume me thesarin ne krrabe; si tyneli jot ne surrel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje