“Boll se na turpërove”! Rama lë amanet Metën në Skrapar: Më ktheni shokun tim e vëllanë tuaj. Mundësia e fundit që mos përfundojë tek çmendina e Vlorës

16 Prill 2021, 16:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga Skrapari, nje vend i bekuar nhga Zori sipas tij, ka lene nje amanet qe ta kthejne nga rruga e cmendines se Vlores.

“Ia kam thënë dhe Ilir Metës, kur kam parë kanionet atëherë. Ky vend është i bekuar nga Zoti. Është një vend që të vish dhe të jetosh në paqe më fëmijët.

Sa vende të mrekullueshme janënë thellësi të Italisë, janë vende të mrekullueshme që jetojnë me agroturizëm, me mikpritje, me historinë.

Çfarë mungon këtu? Asgjë tjetër përveç bashkimit dhe ecjes përpara. Këtu kush ju vjen të thotë votoni LSI-në thojini që s’e njihni.

Kush ka akoma ndonjë afeksion për të ta zbresë nga maja. Sikur të kishim pak raki këtu Nasip do kishim… do ta ngrija me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës, për shëndetin e tij dhe familjes së tij patjetër.

Kam ngrënë bukë me ta nuk dua t’i shoh keq. Dhe një të dytë do ta ngrija për referendumin e Vlorës dhe Skraparit, që të zbresë Meta nga maja dhe t’i themi boll më se na turpërove. Faleminderit.

Do kthehem përsëri shumë shpejt këtu, bashkë me Nasipin dhe Baba Takun se është hajmalia jonë. Amnaet shokun tim dhe djalin e vëllanë tuaj Ilir Metën.

Është mundësia e fundit për të kthyer për të mos e lënë të përfundojë tek çmendina e Vlorës”, deklaroi Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje