Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, ka bërë thirrje që të tregohet kujdes nga personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndaj koronavirusit.
Brataj shkruan se duhet të respekjtohen masat, pasi ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marrë doza e parë e vaksinës.
“Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marrë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës.
Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marrja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë.
Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore.
Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë!”
Edhe një ditë më parë, në Absolut 4, ministrja e Shëndetësisë konfirmoi se ka pasur raste të infektimit pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.
Ne Amerike nga 70 milione njerez qe kane marre te dy dozat e vaksines ka pasur 5,800 infektime. Nga keta 5,800 te infektuar,74 kane vdekur. Nuk egziston vaksine 100% e sigurt prandaj pervec vaksines maskat dhe distancimi social duhet te vazhdojne.
https://www.nydailynews.com/coronavirus/ny-covid-breakthrough-infections-reported-fully-vaccinated-people-20210416-tt3stteurvh47aqspknlpgajim-story.html