Trazira në zgjedhje? Rama: Pres çdo gjë, Meta është jashtë kapakut të mendjes. Bashkë me Saliun, të mjegulluar nga drejtësia

16 Prill 2021, 22:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nuk mohon mundësinë që zgjedhjet e 25 prillit të shoqërohen me trazira.

Duke marrë shkas nga kërcënimet e Ilir Metës për “prerje dore” dhe tonet e tij të larta, Rama tha në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se nga ai mund të presësh gjithçka.

 

Kjo sepse, sipas kryetarit të mazhorancës, presidenti ka dalë nga vetja.

“Nuk shoh filxhan të them të drejtën, por mendoj që Ilir Meta është totalisht jashtë vetes, jasjhtë funksionit të presidentit, totalisht jashtë kapakut të mendjes, çdo gjë mund të presësh.

Zgjedhjet në Shqipëri deri tani nuk kanë asnjë shqetësim. Fushata elektorale deri tani është e civilizuar, duke përjashtuar Metën dhe Saliun.

Duan ta mbajnë Shqipërinë në qerthullin e mendjes së tyre, që është e mjegulluar për shkak të reformës në drejtësi”, deklaroi Rama!

 

3 komente në “Trazira në zgjedhje? Rama: Pres çdo gjë, Meta është jashtë kapakut të mendjes. Bashkë me Saliun, të mjegulluar nga drejtësia”

  1. merhaba says:

    Perjashtuar Meten, Saliun dhe Al Bin Selam el Kurt.

  2. Vranakonti says:

    Trazira do kete patjeter se PD,Basha,Berisha,Meta Fallxhorja me taborret e tyre nuk do pranojn humbjen dhe do dalin me alibin se votat na jane vjedhur dhe jane blere.

  3. 007 says:

    Po ! te po i ven nje fishek -zare ne bythe Rames ; se per 8 vjet nuk bani shtet , po ashte ba nje me Bashen ; Berishes qe i rrihte shpatullat ne ngjarjen e gerdecit; Presidentin Like floriri , ma i miri qe ka pas shqipnija ; ngjalat ne vilen e Likes ; qe Rame drogae quan shtepi;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje