Nga Frrok Çupi
Se atë çast kur të hapin sytë, do të shikojnë tjetër gjë nga çfarë ishin duke parë ëndërr dhe do të buçasin të gjitha: E para do të thyejnë shtratin ku janë, pastaj edhe dritaret e dhomës, më vonë fqinjët dhe komisionerët e zgjedhjeve që hanë picat e fundit në sallën e madhe të kutive të votimit.
Këta po kërcënojnë paqen sikur të fitojnë, por po kërcënojnë edhe sikur të mos fitojnë.
Të gjitha turbulencat e jetës së vendit kanë ardhur prej tyre, pikërisht kur janë zgjuar nga gjumi dhe kanë parë realitetin. Opozita e tanishme, që në fakt është një pushtet i vjetër dhe i regjur, sa herë ka pasur zgjedhje, gjithmonë ka humbur; por gjithmonë ka thënë se ‘ka fituar’.
Edhe kësaj here ka hyrë në një ëndërr të ëmbël dhe vetëm mërmërit ‘Mirë se u gjeta!, Mirë se u gjeta!, Mirë se u gjeta!’’ (Oshgjetën, oshgjetën!’, thërrasin ushtarët e sulltanit kur vijnë nga betejat e fituara). Këta të gjithë besojnë se e kanë të fituar ditën e zgjedhjeve. Bashës së PD nuk i pret puna dhe ka dërguar përpara kasnecët që thërrasin ‘Rama ik’, që do të thotë se ‘nuk e pret puna’ sa Rama të mbledhë penelat e të largohet nga studio.
Edhe Mona thotë se do të fitojë afër 100 vende në Parlament, nga 140 që ka gjithsej. Shkruesit e tyre në internet janë akoma më të përparuar: ‘Ore, ti Ramziu, do të ikësh tani apo si e ke punën!? Nuk presim më! O ik o të erdhëm!’. Nuk e dinë as se nga vijnë, as se të gjithë janë anonimë, pa emër e pa mbiemër, pa integritet…
Më e mira do të ishte të mos zgjoheshin nga gjumi, ose të zgjoheshin një nga një çdo ditë, aq sa të mos bënin dot turmë. Por që të ndodhë kjo do të duheshin nja 200 ose300 mijë ditë. Njeriu nuk është fajtor (si unë në këtë rast) pse gjen zgjidhje naive në një moment si ky kur ke të bësh me një stuhi mentale që mund të vijë menjëherë sapo të shikojnë me sy realitetin se nuk kanë fituar gjë.
Opozitarët e tanishëm, të paktën prej dy vjetësh, janë mësuar thellë në errësirën e pusit; po ta shikojnë realitetin menjëherë- atëherë drita bën dëm. Dy vjet që kanë dalë nga Parlamenti; dy vjet që vërtiten sa andej këndej nëpër shkretëtirën e pushtetit; dy vjet që luten në formë dhune “Rama ik!”, duke dashur të thonë “O zot, na e lë pak vendin mor burrë, ik ti e të vijmë ne veç dy ditë!’.
Ky grupim që erdhi me plot shpresë në politikën shqiptare, domethënë erdhën paraardhësit e tyre indigjenë që krijuan pluralizmin politik në dhjetor 1990, megjithatë nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet. Në mars 1992 fituan zgjedhjet për shkak të një tërbimi të drejtë popullor kundër diktaturës. Vaslav Havel i Çekisë, ka thënë se të gjithë ne të vendeve komuniste, fituam atë rast, sepse ishim në konsensus me të majtët.
Kjo ndodhi në Shqipëri. Në vitin 1992, korrik (4 muaj pas marsit) këta humbën thellë; humbën sepse i thanë aleatit të majtë ‘Ik se të vrava tani që u zgjova!’. Në vitin 1994 humbën Referendumin për Kushtetutën; ndërsa në vitin 1996 fituan 1001 deri 1005 për qind. Votat e popullit i grinë dhe shkaktuan luftën. Në luftën e vitit 1997 që udhëhoqën këta, humbi shteti, ekonomia, populli dhe individi. Ra në gropë, por në atë gropë shteti nuk fjeti…
Tani kanë rënë këta në gjumë duke parë ëndërr me fitore. Po u zgjuan dhe gjetën fitoren 1001 për qind, atëherë e groposën edhe një herë atdheun. Por do të zgjohen e do të shikojnë një Shqipëri më të mirë se kurrë. Atëherë çmenden më keq, këtë nuk e durojnë dot…
Po ça do të bëhet atë ditë? Do të jenë duke parë ëndërr të lumtur edhe atë ditë! O zot mos i ço prej gjumit.
clidhje ke ti me Zotin?
qendro spiun se je mire!
ti je ne nje grup me ciljeten
@ti …….. ky eshte nje pene dhe mendje te kthjellet
dine cdo gje, dhe sidomos per demokracin,
Frrok vetem bravo bjeri deri sa te fundosen plotesisht armiqet e shqipetareve
nga dy artikuj Frrok na inspiron qe partia socialiste mer 80 mandate
BRAVO FROK I MADH JE
SA THERSE QE ESHTE KJO E VERTETA QE THUA SI ESHTE E MUNDUR TE JENE KETA SHQIP FOLES KAQ ANTISHQIPETARE KAQ SHKATERUES.
Konja e Rames. Ik bej ndonje denoncim ne Degen e Puneve te Brendshme se ne ate fushe ndrit ti.
Konjak berishes.Shko derdhi uturakun se paguan mire.Plus do jetosh ca kohe prane detit.Ku ke pare me mire ti shpellar.
Pena e Frrok Cupit eshte teper shpotisese dhe si gjithmone teper e sakte.
Nuk e di nese sipas atij komentit te personit me tre pika ketu me lart, zoti Cupi ka qene spijun. Nje gje e di me siguri se idhulli i tre pikeshit me lart kuptohet qe eshte Berisha, qe ka qene vertet spijun i Sigurimit te Shtetit. Ka qene ai, qe si komunist i flakte, bente luften famekeqe te klasave ne Fakultetin e Mjekesise dhe Spitalin civil te Tiranes, ku ai ishte edhe Sekretari i Organizates Baze te PPSH-se.
Less Valesa ka lene nje shprehje shume kuptimplote kur thoshte se komunistet e konvertuar ne antikomuniste jane individed me te rrezikshem per popujt.
Si perhere i madh je Frrok
BRAVO , Z.FRROK ÇUPI.
PERSHKRIM PERFEKT I TIPOLOGJISE PD-iste. Te Berishes.
PD e gjithe e ashtuquajtura OPOZITA E BASHKUAR kane ne mendje FILOZOFINE FASHISTE TE BERISHES E METES BASHKE.
QE TANI PO THON SE ZGJEDHJET I KANE FITUAR.
SIPAS TYRE KOT SHTETI DO HARXHOJ 35 MILION EURO PER ZGJEDHJET.
PD E LSI DO HUMBIN , POR DO TE AKUZOJNE PER VJEDHJE E BLERJE VOTE WE LULI E MONA TE TE MOS LARGOHEN NGA POLITIKA.
SHTETI DUHET TE PERGATITET PER TE PERBALLUAR TURMAT PA TRU QE DO TE KERKOJNE RREMUJE .
PAK ORE DUHET KJO SE NATO KETU PER KETE KA ARDHUR.
LIKJA E DI MIRE …PRANDAJ PO PI RAKI ME OK E FLET SI LOLO
FRIKE NGA BURGU QE PO E PRET.
PS DHE EDI RAMA DO FITOJ…SHQIPERIA DO TE PERPAROJ.
E shikoni c’ rrezik ndodhet Shqiperia nga e KEQJA PD+lsi.
Prandaj shqiptaret do tu thyejne turinjte nje here e mire.
Voto PS, Jo sekretarin e PPSH sali Berisha dhe hajdutin e floririt Ilir.
Voto djalin e atij qe firmoste varje poetesh ne litar thua zoterote.
toni-I jati i Edit ka qene Kristaq Rama, nje skulptor, artist dhe nuk ka patur gje ne dore te firmoste per varje te askujt, prandaj boll fole gomarlleqe. Nese nuk te pelqen i biri, ajo eshte puna juaj, por te hedhesh balte duke shpifur, eshte mekat qe as zoti nuk ta pranon. Prinderit e Edi Rames kane qene intelektuale te thjeshte qe kane jetuar si te gjithe shqiptaret e tjere ne kohen e diktatures. Denoncuesin dhe persekutorin e vertete e ke ne krye te PD-se. Quhet Sali Ram Berisha dhe pa ja kerkuar kush deshmine ka kerkuar qe te varet ne litar Hysen Shoshori.
Po deshe me shume per idhullin tend lexo kete artikull te shkruar nga nje deshmitar qe ka qene ne sallen e gjygjit.
http://www.gazetadita.al/berisha-ne-gjyqin-e-shoshorit-sipas-nje-deshmitari-ne-salle/
Frrok njekurıozıtet ı te dhenave te vıtıt 1996 qe PD fıtoj me 1001 derı 1005 per qınd Te gjıthe shıkasıt kıshınpunuar gjıthe naten ,ne te gjıthe rrethet e vendıt duke mbushur kutıte e votımıt,Te cılat po ruheshın ne zyrat e SHIKUT,Votonın per PD dhe rezultatıı zgjedhjeve pa fıtuar votımı ıshte 300 vota per PD dhe O vota per PS Atehere PS ı bojkotoj Mbası ıken komısıoneret socıalıt,Komısıoneret Demokrat me dy duar hollen vota per PD dhe dolı aı rezultat 1001 derı 1005 perqın ne favor te PD Kjoıshtekulmı ı ınjorances se tyre,
Ti Frrok je nje vemje e keqe. Fare e keqe qe ske as bosht as shtylle. Je nje puçërr me qelb dhe je pisanjos. Duro edhe 10 dite dhe do maresh perfgjigjen qe do. Po as ne Beograd sdo te lejme te ikesh. Pisanjos. Paguhesh nga Serbet jete e thote rendom dhe gruaja jote Esmeralda larte e poshte. Pirdhu
Hajde C hajde, po nuk te vjen pak zet nga vetja kur shikohesh ne pasqyre? Si ka mundesi te kemi kaq shume injorante, te shitur per nje kothere e shpirtzinj mes nesh kaq popull i vogel qe jemi mor aman?!
Sa i madh eshte ky mas-kar-a
A ci, per te ofenduar njerezit qenke i afte, nje shkrim k.ri i vertete.
Mendja e Frokut eshte vite dite larg mendjes tende.
Shko voto sekretarin e PPSH saliun apo ate tjetrin qe me parat tona trash dhe dhjamos femijet ne Angli e qe ka parti famijare qe as ne Burundi nuk e gjen.
Rri shtremt e fol drejt i thone kesaj pune.
Super Çupi…!
PENA E KETIJ NJERIU ME KTHJELLON DHE ME QETESON. BRAVO CUPI.
Mezi pres artikullin tuaj,jeni madheshtor
Zoti Frrok! Urime per shkrimin! Me guxim keni thene te verteta te medha!
Une dua te shtoj vetem dy gjera:
1) PD e Sali Berishes, nuk ka fituar kurre zgjedhje ne Shqiperi! Ne Marsin 1992, kur PD erdhi ne pushtet, porosia nga “lart” ishte qe votat e PS t’i kalonin PD per te bere rotacionin! Ne vitin 2005, Fatos Nano ia dhuroi votat PD, duke i dhuruar edhe pushtetin, sipas marreveshjes Berisha-Nano!
2) Per aq kohe sa Sali Berisha te jete gjalle, mbetet rrezik potencial per Lirine, Shqiperine dhe jeten e shqiptareve! Sa per Ilir Presidentin, pa Berishen ai eshte nje zero dhe asgje tjeter!
Shuuum sakt ky shkrim
Bravo…mendja e ktij analisti
O ju qe shani GJIGANDIN FRROK!
Jeni si urithet qe i tremben drites.
Rrini aty ku jeni se na ndotni ajrin.