Luan Rama, që kryeson listën e kandidatëve të LSI-së në Vlorë, i ka cilësuar hamendësime mediatike artikujt se ai është “ftohur” me partinë e tij dhe po afrohet me Partinë Socialiste.
“Janë histori të ndërtuara mbi hamendësime të medias dhe tymnajë thashethemesh që qarkullon në Vlorë. Unë jam në detyrë dhe jam zv.kryetar i LSI-së, jam edhe në krye të shtabit elektoral të LSI-së në Vlorë”, tha ai.
Objektivi i LSI-së në Vlorë, sipas tij, janë 3 mandate dhe votën e socialistë nuk mohoi se po e kërkon.
“Synojmë 3 mandate në Vlorë dhe të tjerat janë të parëndësishme për mua. Nuk më tërheqin vëmendjen. Kemi punuar që socialistët e zhgënjyer, të fyer dhe të tallur të Vlorës të kenë ku të votojnë, sepse në listën e Rilindjes nuk kanë asnjë socialist”, thotë Rama në një intervistë për Top News.
Zv.kryetari i LSI-së shprehet se lista e kandidatëve të kësaj force politike në Qarkun e Vlorës është edhe produkt i tij.
“Lista e kandidatëve është produkt i një procesi të gjatë konsultimesh që kam bërë me strukturat e LSI në qark dhe emër për emër nga Griseida dhe pas këtij konsultimi me strukturat e partisë, janë zgjedhjet e mia. Çdo kontribut që vjen nga kolegët e mi të partisë dhe drejtuesit e tjerë të LSI është i mirëpritur”, vijoi ai.
Faktet se presidenti Meta po mbështet kandidaten e dytë në listë, ndërkohe qe Petrit Vasili po promovon kandidaten e renditur të nëntën në këtë listë, apo dhe qe Monika Kryemadhi po e shmang, Luan Rama i cilësoi si çështje agjende.
“Presidenti ka detyrën dhe agjendën e vet si kryetar i shtetit, që nuk ka të bëjë me LSI. Me kolegun Vasili jam takuar dhe kemi folur për fushatën dhe kryetarja e LSI-së ka qenë këtu”, tha Rama.
Dihet o Luan qe sejcili prej jush eshte ne axhenta te ndryshme , njera qe ti t’e behesh deputet , tjetra qe ti t’e mos behesh deputet !
Per socialistet e zhgenjyer mos e vra mendjen , do t’e votonin po te perfaqesoje LSI ne , po pet fat te keq tendin ,ajo tashti eshte LDI (levizje demokratike per integrim) keshtu qe shiko per ndonje demokrat te zhgenjyer !
Koken po i hani njeri tjetrit vetem per nje byth karrige… Jeni kaq te peshtir sa s’behet dhe populli ju njeh shume mire se kush jeni dhe c’intersa keni. Mire t’a beri Baxhella, tani s’ta ka me nevojen dhe te hodhi ne koshin e plerave… Po c’tjeter prisje a i vriar.