Një ngjarje horror është regjistruar në një familje australiane, ku kryefamiljari ka përdhunuar vajzat dhe djemtë e tij, madje ka lindur edhe fëmijë me to. Gjatë zhvillimit të gjyqit ndaj perversit Tim Colt, u tha se ai kishte kryer marrëdhënie seksualee me tri vajzat e tij, me pretendimin për të shtuar familjen.
Siç shkruan britsnikja “TheSun”, detajet e rënda të këtij abuzimi familjar janë publikuar me urdhrin e gjykatës. Klani me 38 persona i Colt detyrohej të jetonte në mjerim, në një botë të sëmurë incesti, neglizhimi e pedofilie, që ka shokuar Australinë dhe botën e civilizuar.
Fëmijëve u janë dhënë pseudonime për të fshehur identitetin e tyre. Tre nga vajzat e Tim Colt që janë paraqitur në gjyq, janë abuzuar dhe janë sulmuar gjatë kohës në burg prej lidhjeve të tyre seksuale të brendshme familjare.
Tim Colt raportohet gjithashtu se ka prindëruar 13 fëmijë të Betty, katër nga Rhonda, madje dhe një mbesë të lindur nga fëmija e Raylene, Kimberly. Në një tjetër gjyq, Colt është shpallur fajtor për përdhunimin e mbesës së tij.
Viktima Petra, fëmija biologjik i Tim Colt e Betty Colt, ishte përdhunuar dhe nga xhaxhai i saj Frank gjatë një vizite në fermën e familjes në 2010, për çka ai është dënuar tashmë.
Ajo i ka thënë policisë në 2013 se nuk ka shkuar kurrë në shkollë, se “jetonte në një kult” dhe se “të gjithë tezet, xhaxhallarët e kushërinjte flejnë me njëri-tjetrin”.
Tema: po sikur te mos e shfaqnit kete lajm te tmerrshem, mendoni te do te ulej reputacioni juaj?.une mendoj se jo! Boll eshte politika stresuese te ne….por keto jane te teperta.