Basha përgatiti spektakël me socialistin e 'penduar', hasjani ngatërrohet: Unë dhe krejt shokët e mi do të votojmë PS-në

18 Prill 2021, 13:16Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Has ku ka mbajtur një fjalim përpara dhjetrave qytetarëve.

Në fund të fjalimit, foli edhe një socialist i zhgënjyer nga Edi Rama.

Ai kishte me vete kartën e PS-së dhe donte të thoshte se nuk ka për ta votuar më.

Por, si duket përpara Bashës është emocionuar dhe tha se ai me thë gjithë shokët e tij do të votojë Partinë Socialiste.

“Për 30 vite nuk e kam votuar kurrë PD-së, por sot, jo sot po me 25 prill do votojmë.

Unë dhe krejt shokët e mi do të votojmë PS-në”,- tha qytetari nga Hasi.

Më pas Basha i mori mikrofonin dhe i tha që me 25 prill të votojë ndryshimin dhe numrin  në listë.

1 komente në “Basha përgatiti spektakël me socialistin e ‘penduar’, hasjani ngatërrohet: Unë dhe krejt shokët e mi do të votojmë PS-në”

  1. Kim été says:

    Andon Kozma Ledhi Violinë.,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje