Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë, ku do të jetë një lagje kryesisht për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kjo lagje që do të marrë formën e saj brenda pranverës së 2022, do të jetë një nga më modernet duke u kthyer në një tjetër pol të rëndësishëm në Tiranë, si dhe do të përfshijë 5 objekte publike, mes tyre dhe një ministri, ajo e Financave ose e Bujqësisë do të vendoset me godinë në këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Valiaj dhe Ministri Arben Ahmetaj, tha se në këtë lagje të re do të strehohen 11 mijë banorë në 3500 apartamente.
Gjithashtu në të do të jenë 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”, që do të ngrihet me mbështetjen e Presidentit Macron
Ministri Ahmetaj tha se 1000 apartamente janë për banorët e prekur nga tërmeti që do të riakolohen nga zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa një nga ministritë ajo e Financave ose e Bujqësisë do të vendoset me godinë në këtë zonë.
Piktori, shkenctari i diplomuar ne Amerike dhe prefesori…lol
=
Mashtruesi, pema dhe bankieri…treshe e shkelqyer per ta cuar me tej te ardhmen e shqiperise rrumpalle…
BRAVOO! JE I VETMI KRYEMINISTER QE PO E NDERTON SHQIPERINE. KY VEND DO TE BEHET NJE VEND TURISTIK I LAKMUAR, FALE Z. RAMA.
Kush janë këta 3 musketieret apo 3 bandita/ hajdutë qe kanë marr peng dhe privatizuar PS.
Dhe tani vazhdojnë me “thes” elektoral premtimesh…
Duket pastër që ju rri ora 12…
Jam kurioz ata që merren me profilizimin e karakterin e personazheve , ku do ti klasifikonin këta të 3 dhe si do ti profilizonin???
Nuk e di nqs FBI i ka trajnuar këta të SPAK dhe BH.
Por foto sa për 1000 fjalë.
Mjerë ai popull për kë ka politiqenër nga të gjitha krahët.
Vidh të vjedhim (se nuk i dihet nesër)
Z. RAMA, Je i madh dhe me vepra te medha, te papara ne asnje nga vendet e tjera te prekura kaq keq nga termetet. Me ty po shohim pak drite dhe na gezojne syte. Rrofsh e qofsh!
Ky Kolec Gega dhe gjerat me pozitive i shikon me negativitet……. E po te keqen pelqen dhe ajo ta shoqeroje gjithe jeten…….