Gjiknuri tregon ftesën që i bëri Metës: Presidenti ka hallin e politikës

18 Prill 2021, 12:52Politika TEMA

Drejtuesi politik i Parisë Socialiste për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri është ndalur për të biseduar me banorët e Selenicës.

Gjiknuri u shpreh se në këtë vend po realizohen dëshira që banorët i kanë pasur shumë të hershme. Ai nuk la pa përmendur edhe Presidentin Ilir Meta duke thënë se erdhi si një përçarje dhe shtoi se e ftoj kreun e shtetit në onagurimin e rrugës Peshkopi-Selenicë por ai nuk pranoi.

“Këtu po realizohen ëndrrat qindra vjeçare sikurse ishte rruga e Lumit të Vlorës. Gjithashtu me  këtë segmentin e fundit Peshkëpi- Selenicë, një kërkesë e kahershme e juaja me të cilën fatkeqësisht të tjerët u munduan të bëjnë dhe politikë. Erdhi dhe Presidenti këtu na përçau,  tha unë po vi të interesohem për rrugën.

Kur e ftuam të ishte në inaugurim në fillimin e punimeve nuk na erdhi se kishte hallin e politikës. Ta gezoni rrugën e re. Nuk do  të përfundojë me kaq sepse planet tona, do vijojnë që rruga të lidhet edhe me urën e Poçemit dhe të dilni në rrugën nacionale edhe kjo do të jetë e mundur. 

Pjesa  e urës  do të shikohet, ajo është pjesë e projektit dhe do studime më të thella. Por një gjë është e sigurt se do të keni në katër vjeçarin e ardhshëm lidhje rrugore më të mirë nga sa e keni pasur”, theksoi Gjiknuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje