Nga Altin Ketro
Zgjedhjet e 25 prillit po shihen si luftë për jetë e vdekje nga krerët e opozitës. Po përtej tyre, jo pak betejë po bëjnë edhe analistët pranë opozitës. Sa në debatet televizive të mbrëmjes e sa në portale, nuk po lënë mundësi për të treguar protagonizëm në sytë e Metës, Berishës, Bashës dhe Kryemadhit.
Të tillë do t’i shohim edhe më datë 25 prill kur ta nisin ditën, nga mëngjesi deri në mesnatë, ose nga studiot televizive si komentues të procesit të votimit, ose në portalet online. Bukur shumë.
Por, në çdo palë zgjedhje është vërejtur se analistët kanë një defekt. Ata janë votues, por nuk e njohin procesin e votimit. Përveçse paraqiten tek qendra e tyre dhe hedhin votën në kutinë përkatëse, ata nuk e dinë se si vijon puna aty në bazë, se çfarë tensioni ndodh si pasojë e keqkuptimeve të palëve kundërshtare. Cilët janë shkaqet, aktorët dhe faktorët që i sjellin përplasjet, ata i keqinterpretojnë sipas interesave të tyre, të ndikuar nga ajo çfarë referojnë vetë partitë politike.
Analizat nga karriget komode të studiove luksoze televizive, nuk ta japin mundësinë që të tregohesh objektiv në trajtimin e problematikave që vijnë nga terreni. Shpesh ata bien preh e një gjykimi sipërfaqësor dhe të njëanshëm kur komentojnë aspekte të veçanta të procesit të votimit apo të numërimit të votave.
Ka ardhur koha që kjo kastë analistësh, që kërkon shkakun më të vogël për të akuzuar qeverinë si autore e incidenteve, të përveshë mëngët dhe të marrë përgjegjësinë për t’u bërë vetë komisionerë votimi dhe numërimi të votave.
Do të jetë një kontribut shumë i vlefshëm i tyre për shoqërinë. Kjo përvojë do t’i ndihmojë që duke e prekur me dorë dhe me sy procesin e votimit dhe numërimit atje ku ai ndodh, më datë 26 prill do të jenë më gjakftohtë kur të analizojnë çdo problematikë që do të haset anembanë Shqipërisë.
Është për t’u provuar nëse do e marrin këtë përgjegjësi, gjithsesi sfidën e kanë të hapur. “Besnikërinë” ndaj opozitës nuk duhet ta tregojnë vetëm nga studiot televizive, po edhe aty ku zhvillohet lufta e vërtetë për çdo votë.
Kur ta marrin atë përgjegjësi dhe të tregojnë me prova se kanë qenë vetë korrekt në zbatimin e ligjit zgjedhor, atëherë do të kenë të drejtën morale t’u kërkojnë llogari, jo vetëm pjesës tjetër të komisionerëve, por edhe liderëve të partive kryesore. Në të kundërt, gjykoj se ata duhet të jenë të fundit që duhet të bëjnë zhurmuesin kudo ku do të na shfaqen.
Ata paguhen pikërisht për të bërë megafonin e atyre që i paguajnë edhe pse shpesh thonë të kundërtën e asaj që mendojnë.
Edhe pse e dinë që bëhen budallenj në sytë e shikuesve.
Kaq thjesht.
Në shqipëri,nuk ka analistë.
Ka vetëm mercenarë të shitur nga njëra anë apo tjetra që mbrojnë interesin e kujt i paguan më mirë.
I ngjajnë atyre ahengjeve nëpër dasma që i bien muzikës ku hedhin më shumë para.
Nuk kanë asnjë ide,pikëpamje apo bindje të veten.
Përdridhen dhe flasin idiotësira në nuk i besojnë as vetë duke shpresuar të ngjajnë të besueshëm.
Eshtë simptoma më e dukshme e një shoqërie të prapambetur.
Ndryshe do qëllonte edhe gabimisht mos ishin dakort me padronin.Por nuk ndodh kurrë.
Niçe u prish me Vagnerin kur shkroi Parsifalin,pasi e deziluzionoi dhe që e adhuronte.
Njerëzore,tepër njerëzore.1879.
Ky sugjerim eshte me keq se sugjerimi “t’i varresh melçite ujkut ne qafe”.
Mbase erdhi koha qe pleherat te hidhen ne KAZAN !
….dhe deri me sot drejtesia ka vepruar per Ata gazetare, analiste, opioniste dhe portale qe kane hedhur helm dhe ky helm mund te rrezikoje sigurine kombetare te vendit, shpresojme qe ne te ardhmen drejtesia e re te veproje ndaj ketyre individeve te mirepaguar nga organizatat kriminale apo nga qarqet shoviniste qe pengojnr dhe duan ta kthejne Shqiperine nga rruga qe ka nisur drejt perendimit per ta cuar drejte lindjes
Fut Bushatin dhe Shkullakun ne qender votimi,e ke te garantuar prishjen e procesit zgjedhor.Ata duken si qener te terbuar neper studio televisive,ku vetem gojen kane si llapaqene,Jo me tu vesh ne veprim dhe duart.
Sugjerim miqesor analisteve opozitar, por nga kush? Nga nje bythlepires pushteti?
Ne bote ka analiste prane te majtes, analiste prane te djathtes, analiste kurdohere opozitare.
Vetem pseudo-analiste qe struken thelle ne bythe te pushtetit te rradhes nuk ka askund. Ato jane vetem produkt vendas.
Sigurisht analistet e opozites jane te tille, se po te jesh analist i mazhorances, nuk ka rendesi cfare thua, ke gjithmone te drejte.
A me qafsh…
Analiste si Bushati,Zhei,Nrollari,e comp. kane aftesine te BROCKOLLISIN se sa te sjellin analize te problemeve dhe mencurine per te shpene meperpara zhvillimin.
Anilistet e opozites jane praktikishte njerzit me ted dobet, skllav i parave, pa ka karakter. Populli i ka vene vizen ketyre anisteve. Sepse jane te vete quajtur analiste dhe gjithnje ne emisione duken qe jane papregatirur. Flasin me argumenta te vjeter dhe te dal boje. ER E ka kuptuar kete dhe pranadaaj i quan kazan. Izraitet e Lulit akoma nuk e dine se sa deme po i bejne keta animate PD dhe opozites ne Teresi.
Si nuk e kuptojne qe si sheh me njerinn
Sikur me vertete te ishte qeveria e mire, nuk do kishte kaq panik per zgjedhjet e ardheshme .
PS-ja ne keto zgjedhje me teper duket si parti opozitare se mazhorance.
Keto zgjedhje po tregojne fytyren e vertete te qeverise ne pushtet ( sigurisht, jo se te tjerat jane me te mira ).