Milani fiton me vështirësi ndaj Genoas dhe mban vendin e dytë

18 Prill 2021, 14:33Sport TEMA

Milan arrin të mbajë vendin e dytë në klasifikim, pas fitores me vështirësi ndaj Genoas në San Siro.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh me një gol të bukur të Ante Rebic, në pjesën e parë, por Destro barazoi me kokë, pas një goditjeje këndi, duke barazuar shifrat.

Në pjesën e dytë, Milan riktheu avantazhin pas autogolit të sulmuesit kryesor të miqve, Scamacca, i cili pati fatin e keq që të devijonte me shpinë në portën e tij krosimin e Calhanoglu nga këndorja.

5 minuta nga fundi, ekipi i Stefano Piolit rrezikoi që të barazohej, por Kjaer dhe Tomori larguan dy herë topin nga vija fatale, pas një gabimi të portierit Donnarumma.

Me këtë sukses, kuqezinjtë ruajnë vendin e dytë në klasifikim edhe pas kësaj jave të Serisë A, duke vijuar luftën për zonën Champions.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje