Përplasja në Lushnje, Rama: Njëri na ndiqte me çekiç! E hodhi nga fundi i sallës se nuk i mbante më qarku

18 Prill 2021, 18:52Politika TEMA

Edi Rama ka treguar një histori në muzeun e Lushnjes që u ndërtua në vitin 1987-1988, i dedikohej tokës për të gjithë historinë dhe transformimin nga këneta me mushkonja në toka pjellore.

Në emisionin “E diell”, Rama tha se pati një përplasje të ashpër për shkak të formave ekspresive dhe një personazh i ndiqte nëpër qytet me çekiç në dorë ndërsa në mbledhje e hodhi nga fundi i sallës.

“Bashkë me Lad Myrtezain na ofruan një mur në katin e parë për të bërë një murale që ishte e kohës së Zogut. Ne e morëm me shumë dëshirë këtë se na jepte mundësinë që të bënim një vepër me ngjyra të errëta, me forma më ekspresive dhe kemi parë çudira në këtë periudhë sepse në një moment të caktuar, deshën të na e bllokonin dhe erdhi një komision, u bë një debat dhe debati më i madh u bë për kaun dhe për këmbët e zbathura të këtij personazhi kryesor.

Komisioni thoshte kau kështu, kau ashtu. Unë i thoja ku e dini ju si ka qenë kau në kohën e Zogut. Si përfundim, këta të komitetit të partisë vendosën të bëjnë një ballafaqim mes artistëve dhe shoqatës së veteranëve. Muzeu ishte akoma duke u ndërtuar dhe ngjitur ishte kinemaja.

Një të diel në mëngjes vijnë nja 50-60 anëtarë të shoqatës me dekorata, ata ishin për një ceremoni të madhe dhe aty u bë një gjyq me ta se filluan të gjithë të shanin pikturën. Ishte njëri në fund fare, një personazh që kishte filluar të na ndiqte nëpër qytet me një çekiç dhe thoshte do u bie me çekiç kokës atyre. Në një moment, fluturon çekiçi nga fundi i sallës se nuk i mbajti më qarku. Qe një moment kritik dhe në fund fare u la që ne kishim pasqyruar kohën”, rrëfeu Rama.

2 komente në “Përplasja në Lushnje, Rama: Njëri na ndiqte me çekiç! E hodhi nga fundi i sallës se nuk i mbante më qarku”

  1. Soza says:

    E vetmja vepër (dhe ajo si bashkëautor) e piktorit monumental para epokës kryeministrore.

  2. hassan says:

    Kaç Myftaraj jep nje version interesant te kesaj ngjarjeje…
    Sipas tij Rama dhe artistet e tjere te ardhur nga Tirana e kishin kthyer sallen e muzeut ne mejhane te zhurmshme, ku veç te pirave zhurmave sipas tij aty beheshin edhe akte te turpshme midis piktoreve. Keto kishin rene ne syrin dhe veshin e popullit te Lushnjes sidomos te veteraneve te qytetit te cilet ishin ankuar ne Komitet te Partise dhe te Sekretari i Pare i Rrethit per ate çka ndodhte aty, por u ishte thene se nuk kishin ç’te benin sepse njeri nga ata piktoret eshte nipi i shokut Spiro.
    Mbas nja dy ditesh ne qytet rastesisht vjen per vizite Shefqet Peçi, menjehere nje veteran e informon per kete rast, atehere Shefqeti si ish komandant partizan dhe si nje lab kapadai, nuk u mendua gjate por shkoi ne sallen e muzeut ku zuri gafil lakuriq ata qe ndodheshin aty, atehere ka hequr rripin e pantallonave dhe i ka rrahur te gjithe siç ishin, e kuptohet askush nuk mund te reagonte perballe shokut Shefqet i cili pisqollen e mbante akoma ne breze qe prej kohes se luftes.
    Marre nga nje shkrim i Kastriot Myftarajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje