“Blerina do ma nxijë jetën mua”, Rama "ankohet" për deputeten e PS: Është kokëfortë, s’kam rrugë tjetër se nuk më ndahet

19 Prill 2021, 17:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takim elektoral në Pogradec, ku tha se do të bëjë për këtë qytet më shumë.

“Nuk do kem rrugë tjetër veçse të bëj edhe më shumë seç kam bërë që të shpëtoj pjesërisht nga Blerina. Edhe nuk të ndahet…”, tha Rama ndër të tjera.

“Blerina ka qenë një prej atyrë që i kanë qenduar shumë pranë njerëzve të familjes sonë politike. Blerina sot nuk është më ajo që ishte në hapat e para. Por vendosmëria, kokëfortësia e saj nuk kanë ndryshuar. Ky është kombinimi më i mirë dhe i duhur që të kemi këtu një kryetar bashkie që i rri punës mbi kokë. Mua më keni në Tiranë siç më keni pasur. Dhe midis është Blerina që do ma nxijë jetën mua për Pogradecin dhe nuk do kem rrugë tjetër veçse të bëj edhe më shumë seç kam bërë që të shpëtoj pjesërisht nga Blerina. Edhe nuk të ndahet…”, shprehet Rama.

1 komente në ““Blerina do ma nxijë jetën mua”, Rama “ankohet” për deputeten e PS: Është kokëfortë, s’kam rrugë tjetër se nuk më ndahet”

  1. dardan says:

    Une jam rritur ne Shkoder dhe Korce, por Blerina Gjylametin do te deshiroja me zemer ta kisha deputete te Shkodres…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje