Komiteti i Ekspertëve: Karantinë 14 ditë për këdo që hyn nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

19 Prill 2021, 14:08Sociale TEMA

Komiteti i Ekspertëve, në mbledhjen e tij të fundit vendosi të aplikojë një karantinë 14 ditore për të gjithë ata qytetarë që duan të hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Masa e karantinës do të nisë nga dita e nesërme dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 3 maj. Sipas Mira Rakacollit një masë e tij merret pasi këto vende fqinjë kanë ende shifra të larta ditore të infektimeve.

“Situata është drejt përmirësimit dhe ai vjen si pasojë e masave të propozuara në kohën e duhur dhe nga një bashkëpunim më i mirë nga qytetarët sidomos me mbajtjen e maskave dhe të distancimit. Ka filluar të ndihet dhe procesi i vaksinimit masiv.

Por në rajon situate paraqitet ndryshe, fqinjët tanë kanë raste të shtuara dhe vdekshmëri më të lartë. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve duke parashikuar faktorët. Mosrespektimi i masave nga disa subjekte mund të çoje në rritjen e rasteve.

Po ashtu edhe festa e Pashkëve, pasi ka një lëvizje të njerëve dhe nga vendet e tjera. Mendojmë duke filluar nga nesër të vendoset karantina dy javë për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia deri në 3 maj”, tha Rakacolli.

6 komente në “Komiteti i Ekspertëve: Karantinë 14 ditë për këdo që hyn nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia”

  1. ana says:

    Te njejten gje duhet te beni edhe me Kosoven, por filloheni nga java tjeter!

  2. pse says:

    Po pse, tani e gjetet ju te vini karantine kur emigrantet ne greqi duan te kthehen per votime dhe per pashke njekohesisht? E pse nuk vini karatine per kosovaret qe kane gjendje tragjike te covid-19?

  3. arqile says:

    Eshte menduar gabim per emigrantet qe do vijne per te votuar nga Greqia dhe italia.Ata qe vijne per votim te mos karantinohen.

    1. Guxim says:

      Po kjo eshte arsyeja.

      Pse nuk e kupton ti?

      Ja cfare basardesh e drejtojne Shqiperine.

  4. luka says:

    E keqja e infektimit masiv ne Shqiperi do te jete dyndja masive nga Kosova kete fund jave. Mos te neglizhohet ku dhe cili eshte rreziku me i madh.

  5. hasani says:

    Urgjent kjo mase, bile me e ashper duhet per kosovaret, te mbyllet plotesisht kufiri per 2 jave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje