Mbërrijnë 208 mijë dozat e vaksinës, Manastirliu: Në mbrëmje vijnë të Pfizer

19 Prill 2021, 16:03Sociale TEMA

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” pjesa e fundit e vaksinave të siguruara nga kontrata me prodhuesin e Sinovac. Bëhet fjalë për 208 mijë doza të vaksinës kineze.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total, me ngarkesën e sotme janë marrë nga Sinovac 500 mijë vaksina.

“208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, të sinovaks. 500 mijë në total doza vaksina. Nga momenti i parë i procesit të lëvrimit në Shqipëri kemi më shumë se 700 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur. Po ecet me ritme shumë të larta të vaksinimit. Sot në mbrëmje pritet përsëri 8190 doza nga kontrata e Pfizer. Objektivi ynë 500 mijë vaksinime deri në maj”, deklaroi Manasitrliu.

 

1 komente në “Mbërrijnë 208 mijë dozat e vaksinës, Manastirliu: Në mbrëmje vijnë të Pfizer”

  1. Pensionisti says:

    O “TemA”
    A mund te na ndihmoni”
    Si eshte e vetrteta e denoncimeve nga Ylli Manjani,i cili, me ze e figure doli boterisht dhe tregoi se nje pjese e vaksinave qe injektohen tek njerzit, jane te skaduara,
    Keni ndonje koment rreth ketij denoncimi?
    Tani kemi frike te vaksinohemi, pasi Sali Berisha, dhe me pas ky Manjani, kane denoncuar falsitetin e efikasitetit te vaksinave
    Keni ju ndonje koment rreth ketyre thenieve, keni mar kontakt me ndonje institucion shteteror ose nenepunes shteti ne lidhje me to?
    Falemnderit po na sqaruat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje