“Babi mos pi”! Rama: Ta ndihmojmë Metën të kthehet në shtëpi, doktoreshë Monika është hataja e madhe

20 Prill 2021, 19:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi lidhur me deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili dje akuzoi se patronazhistët e PS-së, i ngacmojnë vajzën e vogël duke i thënë “Thuaj babit të mos pijë shumë”.

\Nga Elbasani, kryetari i PS u shpreh Ilir Meta duhet ndihmuar që të kthehet në shtëpi, ndërsa e cilësoi edhe fosile.

Ilir Meta, një president, të cilit e bija i thotë “Babi mos pi hajde në shtëpi”. Dhe ne duhet ta ndihmojmë Ilir Metën të kthehet në shtëpi.

Ne nuk duhet të humbasim trendin e historisë për t’u kthyer mbrapa se mund të votohet për fosilet e historisë, që dalin në rrugët e historisë dhe përsërisin skenat e karvanëve me makina si në ’90, por makinat janë shumë të shtrenjta, por ne kemi patronazhistë, që e dinë kush janë në ato makina”, tha Rama.

Rama sulmoi edhe Lulzim Bashën, ndërsa tha se vota për Kryemadhin do çonte nga varri të gjithë Rilindasit e Elbasanit

“Çfarë arsye ka për të votuar PD-në? Më thoni një? Hajde ma tregoni një tullë, që vuri për Elbasanin. Pa llogaritur pastaj atë partinë tjetër, të profesor doktoreshë, Monika Kryemadhit, se ajo është hataja më e madhe, tha Rama.

1 komente në ““Babi mos pi”! Rama: Ta ndihmojmë Metën të kthehet në shtëpi, doktoreshë Monika është hataja e madhe”

  1. krenar says:

    KU TE KATANDIS GRUAJA PUTAN ESHTE BERE LOLO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje