Rama tregon numrin e kartës së identitetit, ironi me Metën: O Like, dimë shumë gjëra për ty! Numri yt s’i duhet as dreqi

20 Prill 2021, 18:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka treguar live në Elbasan këtë të martë të dhënat në kartën e tij të identitetit. Kreu i qeverisë i ktheu përgjigje edhe akuzave të Presidentit Meta për marrjen e të dhënave të tij personale nga mazhoranca socialiste.

Por Rama u shpreh se qytetarët dhe ai vetë dinë shumë gjëra për Metën dhe se numri i kartës së identitetit ‘nuk i duhet as dreqit’.

Kreu i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen për publikimin e numrit të kartave të identitetit, pasi ato aktualisht janë sikur të marrin ‘targën e makinës’.

“Kam marrë me vete kartën e identitetit. Dua t’ju lexoj numrin e identitetit atyre që janë shqetësuar nga kjo përpjekje e tërbuar për t’ju futur pasigurinë, për t’ju futur ankthin dhe për t’ju çoroditur sikur çfarë ka ndodhur. Mbajeni shënim kartën time të identitetit: Rama Edi; kombësia, shqiptare; Lindur në Tiranë; 04.07.1964 dhe numri i kartës sime G40704039G. Ja e morët dhe kartën time. Ç’e doni? Kujt i duhet ky numër? Çfarë do bëni me këtë numër?

E dëgjuat Liken? Më kanë marrë kartën tha. Më dinë numrin. O Like ne të dimë shumë gjëra ty se ai numër nuk i duhet dreqit. Prandaj mos u shqetësoni fare, askush të mos shqetësohet.

Karta e identitetit e cila është trashëguar nga një kohë tjetër sot nuk është ende karta e ID-së që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse karta jonë e identitetit nuk do ishte thjesht dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhëna personale, do kishte brenda sigurimet shoqërore, do kishte brenda kartat shëndetësore, do kishte brenda shumë informacione të tjera siç kanë kartat e identitetit në shumë vende dhe të gjitha vendet e Europës ku duam të integrohemi. Kjo është si me të marrë targën e makinës. Kjo është si me të marrë nuk e di, numrin 12”, tha Rama.

4 komente në “Rama tregon numrin e kartës së identitetit, ironi me Metën: O Like, dimë shumë gjëra për ty! Numri yt s’i duhet as dreqi”

  1. Molla e dijes says:

    Ça bastardi që je o Ramë! O gomar diktatoruc! Ti nuk je popull me halle dhe pa mbrojtje që bën si trim dhe jep kartën id. Ju me partonazhistin “jeni futur edhe te krevati i njerëzve”, doni të dini gjithshka që të keni me ça t’i kërcënoni ose korruptoni njerëzit pastaj.
    Shënim: O Ramë, di gjë ti ku i gjeti paratë Astrit Patozi që ka vilë në Lalëz?

  2. Rrumpalla says:

    O Molla e padijes, mirë Astriti, po saliu,iliri,Tritanit paloqja etj a din gjë ti se me çfarë parashikon I ka ë blerë vilat!? Hajt se e fitove byrekun dhe sot.

  3. Tallu Edo tallu, se të erdhi dita!
    Janë akoma në YouTube intervistat e Likes si kryeministër e ti nga mbrapa me buzëqeshje servili.
    Po ja që koha ndryshon. Ti atëhere shikoje ëndrra me sy hapur dhe si vizionar që je u bërë bashkë me Liken dhe i bëre gropën Nanos.
    Tani flet si babai i kombit, kurse Likja është bërë si budallaji i lagjes.

  4. Aleksander says:

    Fjal me ven o Rama,
    Nuk i lun as Topi.
    Me 25 prill votoni PARTIN SOCIALISTE, numrin 12 e mos u merrni me pun te kota o Shqiptar.
    Mos njigjoni sa k…. ka pd e lsi,
    Vrases e hajduta jan pd e lsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje