Presidenti i Partizanit Gazmend Demi thotë se klubi i drejtuar prej tij e ka çuar në gjykatë arbitrin Kridend Meta, për rastin e ndeshjes në Laç.
Në emisionin Skaner në MCNTV presidenti Demi thotë se atë rast do ta merrte edhe personale në rast se do ishte në kushte të tjera.
‘Kemi çuar në prokuri atë rast në Laç. Ai arbitër ordiner Kridens Meta më duket negativ.
Paragjykim është fjalë e madhe, por rasti jonë u mbështet nga të gjithë profesionistët.
Nëse do isha më i ri mund ta merja edhe personale atë rast me arbitrin, por sot jam baba i tre fëmijëve”, u shpreh Demi.