“Punonjësi problematik”, është shkarkuar 5 herë nga puna, dëmshpërblehet me 107 milionë euro

19 Prill 2021, 15:11Sport TEMA

Jose Mourinho, edhe pse njihet si “Special One” dhe ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm në futbollin botëror, është një nga punonjësit më problematik, i cili është shkarkuar plotë 5 herë nga detyra e trajnerit.

Rasti i fundit ishte këtë të hënë, kur portugezi u shkarkua nga skuadra e Tottenham për shkak të rezultateve zhgënjyese.

Për këtë shkarkim, Jose Mourinho do të përfitojë 34 milionë e 610 mijë euro. Special One është padyshim trajneri që ka përfituar më tepër nga largimet, sepse në pesë raste kur është shkarkuar nga Chelsea, Real Madrid, Manchester United e tashmë Tottenham, ka përfituar dëmshpërblime e vlerën e pabesueshme të 107 milionë e 880 mijë euro.

1 komente në ““Punonjësi problematik”, është shkarkuar 5 herë nga puna, dëmshpërblehet me 107 milionë euro”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje