Jose Mourinho s'është më "Special", shkarkohet dhe nga Tottenham

19 Prill 2021, 12:09Sport TEMA

Vjen fundi i “mbretërimit” të José Mourinho në stolin e “Spurs”.

Një vit e gjysmë pas emërimit të tij, ai nuk është më trajner i Tottenham.

“Special One” është shkarkuar nga klubi londinez, i cili së shpejti do të lëshojë një deklaratë për të zyrtarizuar ndarjen me portugezin, i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, në krye të Portos dhe Interit.

Sipas raporteve nga mediat britanike, vendi i portugezit do të mbahet përkohësisht nga Ryan Mason, një ish-futbollist 29-vjeçar i Tottenham, i cili doli në “pension” në shkurt, 2018 pasi pësoi një frakturë të kafkës së kokës.

1 komente në “Jose Mourinho s’është më “Special”, shkarkohet dhe nga Tottenham”

  1. K says:

    Jose ishte deshtim i egos se tij! Tentoi te ishte “special one” dhe konservator ne metoden e vjeter tradicionale te futbollit por si cdo njeri bosh qe mendon qe eshte dikushi,deshtoi! Ai shkateroi jeten,karieren futbollistike,te shume lojtereve vertet te afte! Gjeti ate qe meritonte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje