Superliga e Europës tashmë nuk është më vetëm një koncept, një plan.
Ajo prej mbrëmjes së djeshme është kthyer në realitet teksa në të do të marrin pjesë klubet më me emër të Spanjës, Italisë dhe Anglisë. Për momentin, janë jashtë klubet gjermane dhe franceze.
Kjo veprimtari e re për klubet, ka sjellë një reagim të ashpër nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s e cila ka kërcënuar pjesëmarrësit me sanksione të ndryshme dhe lojtarët se nuk do të lejohen të përfaqësojnë vendin e tyre.
Mirëpo, idenë e re duket se nuk do ta ndalin dot pasi së fundmi është zbuluar se investitore e saj do të jetë banka J.P Morgan, e cila njihet edhe si banka më e fuqishme në botë.
Investimi i saj për fillimin e kompeticionit do të jetë prej 3.5 miliard, ndërsa falë përplasjeve spektakolare që do të jenë të garantuara në çdo javë, përfitimi do të jetë maksimal si nga e drejta televizive, po ashtu edhe nga shitjet e biletave dhe sponsorëve.