Nga Skënder Minxhozi
E patë Lulzim Bashën mbrëmë në Kavajë? Mbajti një miting të improvizuar në mes të shiut të natës, duke akuzuar Edi Ramën…për një sherr parkimi mes të vetëve.
As nuk pyeti më parë si kishte ndodhur ngjarja, pse ishin nxjerrë armët e shkëmbyer grushtet mes protagonistëve. Egzaktësisht si Sali Berisha tek bomba e famshme e marketit VEFA në vitet ’90, apo menjëherë pas vrasjes së Azem Hajdarit në shtator 1998.
Mjafton shumë pak që Bashës, politikanit buzëqeshës të zgjedhjeve të 25 prillit, t’i bjerë zmalti, për t’i lënë vendin versioneve më qesharake dhe tragjikomike të “Bashës së fortë”, Bashës sfidues. Atij Lulzim Bashe që pamë dy vjet më parë kur dorëzoi mandatet.
Kur je njeri fals, e ke të vështirë ta ruash qetësinë dhe maskën e të moderuarit në momente krize e tensioni. Kavaja tregoi se Lulzim Basha nuk ka gënjyer një muaj rresht vetëm për shifrat, premtimet, as vetëm për të shkuarën e tij, por ka gënjyer mbi të gjitha për imazhin fals që po përhap nëpër Shqipëri këto orë, si njeriu i ndryshimit dhe shpresës.
E pamë njeriun e ndryshimit, teksa bënte pretenca rrugëve të Kavajës për një sherr banal simpatizantësh e militantësh të PD. E pamë të rreshtohej me një lehtësi çarmatosëse në krah të Ilir Metës që ka humbur komplet busullën e po merr në qafë fushatën e opozitës nga mëngjesi në darkë.
E pamë Lulzim Bashën të rreshtohet në një fraksion sekonde me pasionin e jo më arsyen, me improvizimin e jo me maturinë e kryeministrit të ardhshëm, me spekulimin e jo me të vërtetën e fakteve. Dje na u shfaq një Bashë që i fryn zjarrit të tensionit politik në zemër të fushatës, në një nga zonat më të nxehta elektorale. Akti që një politikan i matur nuk e bën kurrë.
Kur je produkt i një skeme laboratorike elektorale, duhet t’i ruhesh pikërisht momenteve si ai i të hënës në darkë. Pikërisht momente si ky e tradhëtojnë një lider të instruktuar e “të bërë” deri në detaj, nga lideri i vërtetë që flet me gojën e vet e jo më formulat e ekspertëve zgjedhorë. Lulzim Basha në Kavajë provoi edhe një herë se është nga lloji i parë, jo nga i dyti. Nëse kishte nevojë për ta provuar edhe një herë këtë gjë…
Lulzim Basha eshte nje kukulle e kurdisme shume keq ose nje aktor shume i keq del nga rroli shume shpejt dhe let … Nga nje Evropjane dhe nje Hollandeze I buze qeshur dhe me kulture.. Prufundone ne Kavaje me urrdher te Saliu dhe ilirit … Duke u paraqitur si nje kimikaze ekstremist myslimane siç ishte ai çë kreu aktin.. Lulzim Basha Nje njeri kote
Aty kishin bere sherr dy demonkratas dhe Luli prishi gjumin per te thene babalen e radhes.
Dhe me e bukura, i plagosuri ishte ne Durres dhe ai fliste ne Kavaje.
Kjo ngjarje duhet ti beje shqiptaret te votojne me mend ne Koke.Nuk i jepet Vota Lul-Sumkapuçit dhe Bajgave te llojit Pervers.Rama e ka Hak Mandatin e Trete se Po punon realisht per Shqiperine.
Ndjej nje KEQARDHJE, per ata simpatizant, qe shkojne mbrapa LULIT dhe MONALIKES. Po te kthejne koken mbrapa, do te shikojne qe keta Klloun e lane nje Shqiperi te Zeze, te shpartalluar. Ne Kavaje nje monument me dy GISHTA, SKANDALOZ, qe Kavajsit e shikonin si dicka te shenjte, qe kishte zbritur nga Kozmosi
Eshte per te ardhur keq qe Lili ka mbas vete vetem shkallen me te ulet te shoqerise SHQIPETARE, ata jane te gjithe gjysem analfabete , qe Duan vetem rrumpalle ne kete vend, kane nostalgji per kohen e PD, kur Lopa u therte ne rruge, dhe shitej me tepsi ne rruge, kane nostalgji per Malin me PLEHRA ku mblidhnin kanoce. Kjo Kategorie njerzish duan RROTACION in mbrapa, por sot Shqipetaret jane zgjuar, po shikojne se kush eshte qeveria e NDRYSHIMIT, dhe si e tille do te fitoje PS.
PARTIA E NDRYSHIMIT, ESHTE VETEM PS, QE NDRYSHOI GJITHE SHQIPERINE DHE AKOMA JANE PLANET PER NDRYSHIM.
Sa tmerruese kur sheh at lesharapi qe perfaqeson ata qe duan te vin ne pushtet. Allahu i marroft! Vertet mandati i trete nuk eshte i shendetshem per demokracin, por kur sheh cka ka pas lul bashes e ilir dukatit te cmendur le te na rroj edi Rama edhe 40 vjet!
Dakort jam meqë nuk mjaftonte Babalja ???
Personi qe plagosi sekretarin e zures elektorale deklaron boterisht, se esht i persekutuar , babain ja paskan vrare regjimi i Hoxhes, esht aktivist i thekur i PD, person me probleme drejtesie, renda e jasht vendit, Luli, Grida dhe tani dhe Meta , kete incident qe ekane te familjes te tyre , ja faturojne Edi Rames. Kaq shume u kaa hyre frika dhe tmari nga fitorja e PS dhe Edi Rames, sa sdine3- cte shpifin, akuzojne per te fituar me daten 25, Prill.
As sekretarin që u plagos nuk e takoi, ta pyeste si ishte, apo çfarë kishte ndodhur. Vetëm krisma e armës dhe pikat e gjakut i duheshin për të bërë polititikë. Të vërtetat nuk kanë rëndësi për të. Po Gridarja ku e gjeti që atentatorët ishin çunat ne tezes se Ramës. Ata nuk ishin as vëllezër, apo duhet të jenë dy teze të Ramës në Kavajë. Gallatë PD-je!!!!!
PERSERI BEREN PARA ZGJEDHJEVE NJE AUTOGOL BOMBE, TREGUAN FYTYREN E VERTETE TE PD. ?????????
Luli e ka treguar veten shume kohe me pare se cfare politikani eshte, kur ishte ministre i Brendshem vrau ne mes te Bulevardit, kur ishte Ministri i Jashtem shiti detin, kur ishte Minister Transporti vodhi saaaaaa deshi ne Rrugen e Kombit, kur ishte Kryetar Bashkie fjeti per 4 vjet. JU LUTEM me thoni se cmund te beje Luli Kryeminister. Gjithe premtimet tij jane farse ne dite me diell, Atehere mendohuni mire para se te votoni.
O popull se mos ju merr Perendia mend r votoni Lulin e Gridaren, pa le LSI, i pate mbreme se si i therret gjaku, u terbuan e cfare thane e nuk thane po kulmi ishte konkluzioni ishin djemte e tezes se Edi Rames, o Zot cfare genjeshtaresh, kjo ishte Babalja e dyte, ju shkoni votoni po me genjeshtaret nuk ka te ardhme.
Portretizimi i ketyre unukeve,eshte teper i sakte,keta jane njerez ordinier qe ne c’do epoke historike te ketij populli,nuk kane munguar dhe jane bere shkak per pengese,per vonese te zhvillimit te vendit dhe frenimit te prespektives kombetare te ketij kombi,keta jane njerez pa identitet,pa origjine,me mungese te theksuar formimi dhe qe te mos zgjatem,se nuk ja vlen te meresh me ta,keta jane klloun dhe dordolece politik.Ne mungese pa mundesie per te falenderuar Z.Pellumb Kulla,per analizen teper te sakte qe i ben situates dhe ketyre tipave ne kete kohe,eshte me se e sakte,keta perfaqsojne pjesen me te keqe tonen,prandaj,perfaqesusit dhe drejtusit e tyre,nuk do kene mundesi te qeverisin kete popull,ndryshimi ketu do behet,po jo me keta
Ose votoni Ndryshimin , Perparimin , Ekonomine mbarepopullore , ate c’ka SHBA dhe BE , na orjeton me bindje dhe force , ose vazhdoni perkrahni Krimin ; per nje krrothe buke e ndonje pune a pension me 100 apo 150,000 lek te vjetera . Zgjidhni cilen tju pelqej . Mbeci me shendet ; Vota eshte drejtesia dhe ekonomia e gjithesecilit .