“O xhaxha sa trima keni qenë ju"?! Majko, mesazh të "koduar" Metës: Çdolloj hungëruesi ta dijë mirë që ne jemi nga ana që s'kemi frikë

20 Prill 2021, 11:38Politika TEMA
“O xhaxha sa trima keni qenë ju"?! Majko, mesazh të

Kandidati i PS-së në Tiranë, Pandeli Majko i cili renditet i 19-ti, gjatë një takimi elektoral zbuloi arsyen përse qytetarët duhet ta votojnë atë dhe Partinë Socialiste në 25 prill.

Teksa kujton xhaxhanë e tij partizan, Majko thotë se qeveria e Edi Ramës ka punuar pa ndasi për të majtën dhe të djathtën, e duke sjellë si shembull konkret të përndjekurit politik.

Të dashur vëllezër dhe motra, tani ka filluar numërimi mbrapsht, shumë shpejt vendin e fjalëve do e zërë vendimi në fletën e votimit. Xhaxhai im sot nuk jeton më, ka qenë që 14 vjeç partizan, sa herë e pyesja ”o xhaxha do të tregosh sa trima keni qenë”, qeshte dhe më thoshte ”e rëndësishme është që nuk kemi qenë frikacakë”.

Çdolloj hungërruesi duhet ta dijë që ne jemi nga ana që nuk kemi frikë, te qendra e votimit nuk do të shkojmë vetëm për vete, vetëm për shtresën e të majtës, po të shikoni te PD çdo ditë shkuhet nga një dështim i qeverisë Rama, por mungon diçka, dështimi jonë me shtresën e të përndjekurve. E pra ne e dimë shumë mirë që me të përndjekurit nuk kemi shumë vota, mos të guxojë njeri të na thojë që skemi bërë gjë për të përndjekurit.

Ne e kemi parë qeverisjen jo vetëm për të majtët, por edhe për të djathtët. Ndaj ne e ftojmë Lulzim Bashën që të ulet me ne dhe të bashkëpunojmë, pasi zgjedhjet do të fitohen nga e ardhmja e shqiptarëve

Sot unë nuk dua të flas më gjatë, me siguri që ju doni që unë tiu them votoni për këtë dhe për atë, e vërteta është që 19 jam unë në listë, por 12 jeni ju, jemi ne, është e ardhmja jonë, e ardhmja e Shqipërisë.

2 komente në ““O xhaxha sa trima keni qenë ju”?! Majko, mesazh të “koduar” Metës: Çdolloj hungëruesi ta dijë mirë që ne jemi nga ana që s’kemi frikë”

  1. asd says:

    Ju parasitet e “19” e me tej, eshte mire te mbeteni jashte rrogave, perfitimeve dhe ofiqeve.

  2. Kozmo says:

    Shume e vertete, Shqiperia po ndryshon cdo dite fale Qeverise Rama. Kjo qeveri ka plane madhore ne vazhdim , prandaj Shqipetaret e vertete me TRU ne Koke, duhet te votojne Ramen , I CILI po shendrron cdo qytet, po e modernizon vendin, per nje te ardhme te ndritur. Eshte nje Shqipetar I vertete, qe e Don Shqiperine, ta shikoj te lartsuar , JO poshte vendeve te tjera te RAJONIT. Shqiperia sot eshte nje vend TURISTIK, qe ne kohen e Berishes I kishte mbyllur dyert e saj. Rama eshte Artist, eshte Sportist, eshte nje njeri me vizion, nje contemporan I vertete. As LULI as Monalikja nuk Jane as sa 1/1000 e Rames.
    VOTAT per PS jane VOTAT per Shqiperine, Jane VOTAT per dinjitetin tone si Shqipetar, Jane VOTAT per te ARDHMEN E FEMIJVE.
    FITORE PER PS 78 MANDATE.!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje