Sulmi në xhami, reagon kreu i Kishës Ungjillore: Lëndimi i njërit prej nesh është i secilit prej nesh

20 Prill 2021, 09:14Politika TEMA

Kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi, Pastor Ylli Doçi ka reaguar pas sulmit me thike ne xhami ndaj besimtareve myslimane.

“Vellezer dhe motra,

Sulmi i çmendur me thike ne xhami ndaj besimtareve ne vendin e tyre te shenjte te adhurimit eshte alarmues per ngjashmerine me sulmet terroriste por kuptojme se rasti yne eshte nje njeri me semundje mendore dhe pa axhenda te ndonje grupimi.

Gjithesesi, dhimbja dhe lendimi qe perjetohet sonte ne komunitetin Mysliman eshte e njejte me ate ne secilin komunitet, sepse lendimi i njerit prej nesh eshte i secilit prej nesh, aq sa vendimi yne qysh sot, para se te ndodhe cfaredo krimi nderfetar ndershqiptar, eshte qe ne e dijme paraprakisht se nuk ka dore nderfetare shqiptare por vetem antishqiptare dhe antifetare ne krime te tilla, prandaj, kot mundohet kush synon percarjen tone; ne mbetemi vellezer deri sa te kete Shqiptare mbi dhe!

Sherim te shpejte dhe agjerim te mbare vellezer te dashur.

Pastor Ylli Doçi

President i Vellazerise Ungjillore te Shqiperise”- shkruan Doçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje