Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë e batutat, ndërsa tregoi se kë do të zgjidhte për të vaksinuar mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, në rast se do të kishte vetëm një vaksinë kundër COVID.
Në “Top Channel”, Rama tha se do t’i linte ata t’ja bënin njëri-tjetrit, por shtoi me siguri se të dy kundërshtarët e tij politikë do ta linin vaksinën të skadonte, që pastaj të thoshin se vaksinat janë të skaduara.
“Do ia lija që t’ia bënin njëri-tjetrit dhe asnjëri nuk do e bënte për tjetrin sepse jam sigurt që do e linin aty që vaksina të skadonte që pastaj të thonin se vaksinat janë te skaduara”, tha Rama.