Struktura për mbrojtjen e votës në PD, Alibeaj: Kushtetuta na lejon për të mbrojtur votat me çdo kusht

22 Prill 2021, 21:45Politika TEMA

Kandidati demokrat në zgjedhjet e 25 prillit Enkelejd Alibeaj tha se çdo individ është i autorizuar nga kushtetuta për të mbrojtur votën, duke argumentuar në këtë mënyrë ngritjen e strukturës për mbrojtën e votave në Partinë Demokratike.

Në një lidhje Skype në Ditari në A2 CNN, ai tha se fenomeni i shitblerjes së votës dhe presioni i administratës janë pjesë e gjuhës së përditshme politike dhe juridike dhe në këtë aspekt çdo qytetari i lind e drejta të veprojë dhe ndërpresë çdo lloj veprimtarie kriminale. Duke sjellë në vëmendje dosjet 184 dhe 339, Alibeaj theksoi se përdorimi politik i pushteteve dhe përdorimi politik i grupeve kriminale janë rreziku kryesor i demokracisë në vend.

“Në ka një mëkat në demokraci që nuk falet është vjedhja e votës dhe në rrafshin kushtetues është e qartë që cdo individ është i autorizuar nga kushtetuta për të mbrojtur votën. Nuk është për herë të përë si fenomen presioni i shitblerjes së votës dhe presioni i administratës janë pjesë e gjuhës së përditshme politike dhe juridike. Ju sjell dosjet e famshme 184 dhe 339. Përdorimi politik i pushteteve dhe përdorimi politik i grupeve kriminale janë rreziku kryesor i demokracisë në vend. Në aspektin e moralit dhe së drejtës çdo njeri është i autorizuar të mbrojë pasurinë e vet që është vota.

Ka dispozitat që autorizojnë qytetarin e ndershëm që vihen në dijeni për ngjarje të ndëshkueshme duhet të jetë ai që duhet të veprojë dhe ndërpresë çdo lloj veprimtarie kriminale. Për këtë arsye qoftë në rrafshin e së drejtës e moralit dhe ligjit çdo individ ka të drejtën e vet të mbrojë edhe të jetë sidomos në një situatë të tillë pasi fondet e krimit dhe korrupsioni politik ia cenojnë.

Çdo strukturë e PD, çdo simpatizant i yni dhe çdo njeri që është bashkangjitur opozitës dhe PD nuk kanë nevojë të instruktohen, sesa e kanë ndjesi të brendshme nevojën për ndryshim dhe mbrojtur këtë votë masive që do derdhet në 25 prill nga çdo lloj kërcënimi. Çdo shqiptar e demokrat e ka detyrim ndaj vetes e familjes për të mbrojtur votën e të ardhmen e tij”, tha ai.

I pyetur nëse ka njerëz të armatosur në PD që mbrojnë votën, Alibeaj e mohoi kategorikisht dhe tha se e vetmja armë e strukturave të PD-së janë shqiptarët dhe e drejta morale për të mbrojtur votën.

Sipas tij PD ka ndjekur rrugën institucionale për të denoncuar këtë fenomen dhe njoftoi se vetëm për qarkun e Fierit ka depozituar 75 kallëzime penale. Alibeaj ka paralajmëruar se kushdo që do të cenojë votën e qytetarëve fierakë do të marrë përgjigjen e merituar:

“Absolutisht jo. E vetjma armë që kanë strukturat tona dhe shqiptarët është e drejta dhe morali për të mbrojtur votën e ndershme. Ajo që kemi ndjekur ne është që për çdo lloj tentative për deformimin e votës, legalizimit, punësimet e deri te shitblerja e votës nga ana jonë do të ndiqet rruga institucionale. Në Fier, Lushnje e SPAK janë depozituar prej meje 75 kallëzime penale në SPAK.

Ligji në mos sot nesër do të veprojë dhe është e udhës dhe legjitime që sot t’i vendosim ata në kushtet kur duhet të vihen në aktivitete. Duhet të ishte policia e prokuroria që papritur tringëllimat që mund t’i vijnë nga ana jonë, duhet të ishin të përqendruara. Ne kemi bërë detyrën tonë morale dhe ligjore. Kushdo që cenon votën e qytetarëve fierakë do të marrë përgjigjen e merituar”.

Alibeaj u shpreh i bindur në fitoren e opozitës në 25 prill dhe tha se nevoja për ndryshim ka lindur jo vetëm prej lodhjes 8-vjeçare të kësaj qeverie, por ngaqë kanë një ofertë njerëzore. Për Alibeajn opozita përveç fitores në zgjedhje ka edhe mision që zgjedhjet nuk duhet të jenë arenë lufte, por qytetarie:

“Ne jemi të interesuar që jo vetëm të jemi fitues në garën elektorale por kemi edhe një mision tjetër për të dhënë leksionin që zgjedhjet nuk janë arenë lufte, kultivimi i qetësisë dhe edukatës e qytetarisë duhet të jenë ato që mbivendosin. Ne nuk kemi asnjë shtysë për të ndryshuar qasjen tonë. Në 25 prill do të ndodhë ndryshmi i thellë.

Ajo që ka qenë qasja jonë në fushatë ka qenë të folurit me zë të ulët se shkon në veshin e shqiptarëve, në këtë depresion ekonomik duhet te flitet në mënyrë të sinqertë me shqiptarët që të dëgjojnë. Në Fier kam 3 muaj dhe kemi parë se njerëzit kanë reaguar dinë të gjykojnë të shkuarën kërkojnë thjesht dhe vetëm ndryshim, kjo revoltë e brendshme ka lindur jo vetëm prej lodhjes 8-vjeçare por se kanë edhe një ofertë njerëzore që është kjo e jona”.

9 komente në “Struktura për mbrojtjen e votës në PD, Alibeaj: Kushtetuta na lejon për të mbrojtur votat me çdo kusht”

  1. shefkiu says:

    Ne Fiera Alibeu me 17 mandate,ana tjeter -1.

  2. pjeter says:

    Nuk e dija qe per vec policise se shtetit kushtetuta autorizoka partite te krijojne banda te armatosura.O gomar me diollome kristali,ato qe bene grupi juaj i armatosur ,jane akte te nje grupi terrorrist,cilen vote mbrojtet? Idiot,del edhe shprehesh publikisht?

  3. FIERI says:

    TI E KE NE GEN O NIPI ISA TOSKES
    KRYE KRIMINELI I FIERT QE PRISTE VESHET GRAVE DHE I MERTE VETHET
    NE QAFEN E KOCOVITES O BIR BUSHTRE BIR BUSHTRE

  4. Mallakastrioti says:

    Nipi i kriminelit Isa Toska Alibehaj flet per “Kushtetuten”??????po mor po..por jo me Vrasje dhe Arem ne Breze..por me Denoncime ne Polici…

  5. Jimi says:

    Do behen kumbullat sivjet, se me hahen mua!

  6. zoga e vodices says:

    KE mbaruar dhe per drejtesi ti karabush del dhe na mban konfereca per mbrojtjen e votes me banda qe terrorizojne popullin dhe duke u armatosur nga vete ju bythqira por do vije dhe ajo dite dhe besoj se nuk eshte shume e larget qe ato arme do tju kthen pas kokes tuaj o trim i gerdalles qe pjerdhur beji dhe te fala lulush shale ngjiturit.

  7. Juristi says:

    Kush ka fytyre te flase per mbrojtje vote.ky gangsteri i pd.qe nuk kane ian gja pa ba me voten dhe shqiptaret.me 26 e mer vesh se sa vlere keni

  8. klemi says:

    Palaco dhe e quan vehten jurist, e quan kushtetuten leter higjenike. Jo mor bej kushtetuta eshte ligji themelor i shtetit dhe denon ashper kedo qe kerkon ta shkele ate, perfshire edhe shokun e dashnores tende.

  9. Beni says:

    Po ca votash po te vjedhin ty mor legen qe ke humbur dhe do humbesh me 10000-15000 mije vota diference ne Fier

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje