Ambasadorët Kim e Soreca ndjekin nga afër votimin në Durrës: Shqiptarët po e bëjnë detyrën, kandidatët të presin rezultatin

25 Prill 2021, 15:53Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ndaluan së fundmi në Durrës për të parë më nga afër procesin e votimit në qendrën e vendosur në universitetin Aleksandër Moisiu.

Duke folur para mediave, diplomatja amerikane u shpreh e kënaqur për nivelin e pjesëmarrjes deri më tani.

“Janë raportuar disa incidente dhe është  përgjegjësi e autoriteteve t’i ndjekin. Ne e kemi të qartë dhe kemi bërë thirrje prokurorëve t’i hetojnë këto çështje deri në fund. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre, prokurorët po bëjnë punën e tyre dhe liderët e partive dhe kandidatët duhet të presin daljen e rezultatit dhe gjykimin që ka bërë populli“, tha Kim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje