Ngazëllimet e LSI-së për “fitore”: Si shpalljet e rezultatit nga Berisha që në mesditë

25 Prill 2021, 14:49Politika TEMA

Sapo ndodhi ngjarja në sheshin “Skënderbej”, Monika Kryemadhi e pyeti live “Spidermanin” je me LSI-në apo me PD-në, dhe ai u përgjigj me dinjitet se vota është e fshehtë.

Kur Rama doli në foto me të, njerëz të LSI-së në rrjete po deklarojnë se ngjarja e sheshit “Skënderbej” u organizua për të zbutur lajmin e “pjesëmarrjes së madhe në votime”.

Ndërkaq LSI në Shkodër, ka shpallur se rritja e votuesve ka sjellë një fitore për LSI-në.

Lajmi më i rëndësishëm që del nga të dhënat e deritanishme të pjesëmarrjes është se “Shqipërinë nuk e paskan boshatisur 600 mijë vetë” siç ka bombarduar për disa vite opozita.

Kurse Sali Berisha ka dalë në që në mëngjes e ka shpallur fitore. Në fakt kjo ka qenë tradita e PD-së në vite. Pa u shpallur rezultati në Tiranë ka pasur vargje makinash që këndonin fitore, njerëz që kërcenin në selinë blu, Berisha që shpallte fitore e ngazëllim deri në 12.00. Më pas dilte Gramoz Ruçi në selinë e PS-së dhe sillte rezultatet sipas komisionerëve të partisë së tij dhe festa mbraronte.

E njëjta situatë po përsëritet edhe sot: Saljanji doli nga Korça që të shpallë fitoren, e LSI-ja gjithashtu. Nëse dikush është i sigurtë thjesht pret rezultatet dhe më pas reagon në bazë të tyre. Është e qartë se një palë do gëzojë e tjetra do qajë, por gëzimi para kohe është tashmë një dejavu në Shqipëri.

2 komente në “Ngazëllimet e LSI-së për “fitore”: Si shpalljet e rezultatit nga Berisha që në mesditë”

  1. The One says:

    LeSheLija parti kanceri. Vetem ne zonen time bleu nja 500 vota. Edhe cmimi qe nuk mund te refuzohej. Mu mbush mendja qe nuk zhduket kjo e keqe

  2. Bela e madhe says:

    Le te gezojne dhe ata.Ben pjese ne ADN-r e tyre historikisht.A Ju kujtohet si i vuri ne rresht Donald Lu,per te miratuar Reformen ne Drejtesi,dhe ata kaluan ne ekstaze sikur ishte e tyre,tani thone qe lindi e vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje