Basha na u duk si “jetim” sot: Pa grua, pa nënë e pa baba në krah, i vetëm në qendrën e votimit

25 Prill 2021, 13:58Politika TEMA

Të gjithë politikanët shqiptarë, nga më të lartit e deri më të ultit kanë shkuar familjarisht në qendrën e votimit.

Dikush ka marrë gruan dhe ka shkuar për të votuar, dikush tjetër bashkë me fëmijën, dikush dhe ne nënën e babanë.

Dhe Ilir Meta, i cili i ka bërë “naftën” institucionit të Presidentit, ka shkuar disa kohë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, dhe kanë “kryqëzuar” sytë me njëri tjetrin.

Njëri në të dalë dhe tjetri në hyrje, ata kanë ndjerë në distancë “ngrohtësinë” e të qenit bashkë, pavarësisht se Meta ka tentuar të jetë mbi palët, pasi Monika është kryetare e LSI.

Vetëm Lulzim Basha ka qënë i vetëm në qendrën e votimit për të votuar për veten e tij, me shpresën se do të gdhihet nesër kryeministër.

Kishte përpara një vajzë të thjeshtë si shoqëruese.

Nuk kishte as bashkëshorten Aurela e cila ka hequr dorë me kënaqësi nga shtetësia shqiptare për të mbajtur atë holandeze dhe asnjëherë nuk voton në Shqipëri.

Nuk kishte as nënën dhe as babanë e vet Lulzim Basha, që të bënte sëpaku dhe si bir i mirë. Nuk kishte marrë as ndonjë nga fëmijët për ta shoqëruar sëpaku. Kunatin jo e jo!

Ne të vërtetë Lulzim Basha u është dukur shqiptarëve si një “jetim”, që s’ka askënd nga rrethi familjar, në ditën më të madhe të jetës së tij: atë të pretendimit për të drejtuar vendin, nëse i japin votën. (TemA)

9 komente në “Basha na u duk si “jetim” sot: Pa grua, pa nënë e pa baba në krah, i vetëm në qendrën e votimit”

  1. Aurela says:

    Voten mund ta marri kur te shikoje majen e veshit Le te shkoje te fleje qe te rritet

  2. Foreinger says:

    Basha? Thjeshte njer reaksionare shumevjecar!
    Fshehu diversant si Sali B., F. Mehdiu, Sh. Idrizi, V. Dulja, vezekuqi (1 ne 7) Duka dhe personat ne hall si N.Ndoka ( gaztor rrjeti), Dash pijetari, , Babale Salianji qe po flliq Korcen e qytetruar! Kjo quhet tallje me votuesit demokrate dhe turp per shqiptaret.
    Rama? I love “arrogance” of Rama!

  3. POPULLI VOTON says:

    Nga sot e prapa, asnjë nuk e do më Bashën.
    As Saliu, as Iliri, as Monika, asnji, asnji, asnji…..
    Tani fillon VERA E VETMISË SË MADHE për Luli BASHËN.
    Do ti largohen, edhe shoqeruesit e tijë, si djalli nga temjani.
    Deri ditën që do ti mbyllin portën e oborrit të SHQUPIT, për mos tja hapur më.
    Koha e Luli BASHËS – Mbaroi.,………

  4. Shqiperia e bukur says:

    E ja zene Meron meraku……u pika

  5. Iso says:

    Kush voton per babalepartine e lsi_n ropt e stresit ku ti ket!

  6. dardan says:

    Te gjithe te afermit e Lulzim Bashes jane me PS, vetem ky u rekrutua nga dhenderri tropojan i Serbise dhe nuk shkeputet dot…

  7. Nipi nga "Kosova" says:

    Lul-Hollandezin nuk e vototon Gruaja(Hollandeze)…nuk e Votojne as Nena as Babai..sepse e dine se sa VLERE KA..dhe me keq akoma njuk Pranojne ti bejne Shoqeri…ose vete Lul-Hollandezi nuk do qe Prinderit e tije te dalin me te ne Publike…lol

  8. T’e kishte mare Albinen prej Kosove , sa per te votuar , cift simpatik !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje