Çfarë ndodhi që u zbut? Meta tregon arsyen dhe mburret: Falë meje patëm zgjedhje të lira! Nuk kam faj që u solla ashtu

25 Prill 2021, 23:12Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke vlerësuar faktin që procesi i votimit ishte i qetë.

I pyetur çfarë ndodhi me Presidentin që u zbut papritur, Meta u shpreh se nuk ishte faji i tij që më parë bëri ato sjellje.

Ai më tej shtoi se bandat kërkonin të frikësonin të rinjtë shqiptarë, prandaj dhe ai u përpoq t’i ndalonte së bëri këtë gjë.

Çfarë notë i vini ditës se sotme? 

Meta: Procesi i sotëm deri tani ka vlerësimin notën 10 me yll. Duhet të jemi të kujdesshëm që ta ruajmë këtë vlerësim, sepse ka kontribuar një popull i tërë. Tani është detyrë e komisionerëve dhe numëruesve që të veprojnë me transparencë dhe të vlerësohet drejtë çdo votë që ka hedhur sovrani.

Çfarë ndodhi me Ilir Metën u shndërrua me një President më të butë? 

Meta: Nuk duhet të fajësoni Ilir Metën e parë që përpiqej të ndalonte bandat që frikësonin të rinjtë e Shqëipërisë. Ju keni harruar shkakun që Presidenti mbante qëndrime që në kushte normale nuk janë normale.

Tensionim i situatës? 

Meta: Situata ishte tepër e tensionuar, por qëndrimet e forta të Presidentit garantuan këtë proces të qetë. Duhet të vazhdojë kështu derisa të numërohet vota e fundit.

A mund të bëjmë një parashikim? 

Meta: Ajo që mund të them është që populli i Shqipërisë… Sot populli votoi i qetë dhe i lirë, pavarësisht zhvillimeve të mëparshme dhe unë jam i bindur se në kutitë e votimeve është vullneti i sovranit.

5 komente në “Çfarë ndodhi që u zbut? Meta tregon arsyen dhe mburret: Falë meje patëm zgjedhje të lira! Nuk kam faj që u solla ashtu”

  1. Tani says:

    re ne squk se te paralajmeruan amerikanet mer qelbesire Cepani

  2. Shqipëtar! says:

    Klloun!?

  3. Zylo says:

    Prangat do te te duhen per byrzylyke o kokederr nga fshataresia e Skraparit,palaco njeri u zotove ti vije flaken vendit per llumturine tende derdimen

    1. Cepani I urte e i mire says:

      I nderuar Zylo. Fshatare jemi pothuajse 90% e popullit ne origjine. SI né Cdo vend nuk ka pyll pa dhe shtepi pa hale. Nje nga keta eshte Ilir Rexhep Meta.prandaj mos fol per nje zone fisnike ashtu Si gjithe Shqiptaria per Skraparin.
      E dini se pas nje burri te lig eshte nje grua maskareshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje