“Corriere Della Sera”: Garë kokë më kokë mes PS-së dhe PD-së, Parlamenti mund të ndahet në mes

25 Prill 2021, 22:46Politika TEMA

Zgjedhjet që u mbajtën sot në Shqipëri nuk kanë kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull shkruan se ka një garë “kokë më kokë mes Partisë Socialiste në pushtet dhe Partisë Demokratike”.

“Janë kokë më kokë zgjedhjet politike në Shqipëri, në një Parlament që gati mund të ndahet në mes. Partia Socialiste e Edi Ramës, e kryeministrit në largim dhe në kërkim të një mandati të tretë radhazi, sipas sondazhit të parë të daljes në Albania Post, duhet të kishte marrë 46.9% të preferencave në nivelin kombëtar, ndjekur nga forca kryesore e opozitës, Partia Demokratike , me 43.5%”, raporton media në fjalë.

Media në fjalë përmend faktin që kryeministri Rama “kërkon mandatin mandatin e tretë radhazi diçka që nuk ka ndodhur kurrë që kur vendi i Ballkanit u bë demokraci, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe dixhitalizimin.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës (ish kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe pasardhësi i udhëheqësit historik Sali Berisha) ka ngritur fushatën e tij elektorale duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar”.

Sa u takon incidenteve “Corriere Della Sera” thotë se ka patur pak incidente serioze, duke përmendur vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

2 komente në ““Corriere Della Sera”: Garë kokë më kokë mes PS-së dhe PD-së, Parlamenti mund të ndahet në mes”

  1. Black Jack says:

    Tradheti kombetare ta matti pushtetin vrastaret e 97, vrastaret e 98, vrastaret e 2001 , vrastaret e 2011 , vrastaret e Gerdecit, vjedhesit e rruges de kombit, mashtrursit e dhqiptareve be kaq vite, vrastaret e jetes sociale te shoqerise shqiptare sa here kane patur pushtetin, tradheti kombetare furnuzuesit me karburant serbeve kunder Kosovo’s,and a plot mekate qe kane bo . Vota per Pd dhe legenat qe I lepihen mas bythes do jete vetevrasje per shqiptaret. Zoti ju rujt kryt po votut Mf Pd, Ls and more fuckers

    1. Sulo says:

      Sandri Sandri ne zemrat tona….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje