Mesazhi i ambasadorit të BE Soreca në ditën e zgjedhjeve: Në terren 50 skuadra për të ndjekur procesin e votimit dhe atë të numërimit

25 Prill 2021, 08:21Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca me një mesazh në faqen zyrtare në Facebook thotë se ndërsa shqiptarët zgjedhin sot parlamentin e ri që do i qeverisë në 4 vitet e ardhshme, “BE-ja qëndron pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë  në ditën e zgjedhjeve”.

Sipas Sorecës, delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE dhe Zvicrës kanë në terren 50 skuadra për të ndjekur procesin e votimit dhe atë të numërimit.

Mesazhi në rrjetet sociale:

#DitaeZgjedhjeve

Qytetarët shqiptarë votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare ?? dhe #Zvicrës ?? kanë në terren 50 skuadra për të ndjekur procesin e votimit dhe atë të numërimit.

#BE-ja  qëndron pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë në ditën e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje