Surpriza vjen nga Durrësi, PD me votat e numëruara i merr mandatin LSI. PS konsolidon rezultatin

26 Prill 2021, 10:13Politika TEMA

Votat që po numërohen deri tani në qarkun e Durrësit kanë ndryshuar numrin e mandateve për në kuvend, ndryshe nga ato të orës 7.30 të mëngjesit.

Në momentin që flasim, PS me votat e marra deri tani ka ruajtur 8 mandatet e deputetëve, ndërkohë që PD është rritur me një mandate, duke shkuar në 6 të tillë.

LSI, ka humbur dhe mandatin që kishte në orën 7.30.

PS deri tani ka marrë 11,969 vota; PD ka marrë 8780 vota dhe LSI 1422 vota që sipas projeksionit aktual nuk e lejojnë nxjerrjen e një mandati deputeti. Numërimi vazhdon dhe asgjë nuk është mbyllur. Shifrat mund të ndryshojnë sërish.

1 komente në “Surpriza vjen nga Durrësi, PD me votat e numëruara i merr mandatin LSI. PS konsolidon rezultatin”

  1. ela says:

    Aman ajo Elona Guri mos te fitoj,trapja e E Presidences

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje