“Luli rri mos ik”! Ish anëtari i KK të PD: Basha i plotësoi objektivat, Ramës i dha mandatin e tretë dhe merr rregullisht para nga oligarkët

27 Prill 2021, 21:25Politika TEMA

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri ka ironizuar kreun e PD Lulzim Basha duke u shprehur se ai nuk ka pse të japë dorëheqjen pasi i ka plotësuar të gjitha objektivat.

Sipas tij, Basha ia dha kryeministrit Edi Rama mandatin e tretë dhe disa para i merr rregullisht nga oligarkët.

“Pse duhet të ikte Basha? I ka plotësuar gjithë objektivat! Ramës i dha mandatin e tretë, paratë i merr nga oligarkët rregullisht, ca demokratë që më shumë duan kryetarin se veten i mban të lumtur, në të tjerët qeshim dhe qajmë njëkohësisht. Luli rri mos ik”, shkruan Kulluri

1 komente në ““Luli rri mos ik”! Ish anëtari i KK të PD: Basha i plotësoi objektivat, Ramës i dha mandatin e tretë dhe merr rregullisht para nga oligarkët”

  1. Ak47 says:

    Jam dakort. Lulja (Basha) na duhet per mandatin e katert, te peste e me rradhe. Realisht me te fitojne te gjithe. Eshte djale I bukur, I qeshur, qe ka derguar ne parlament ajken (llumin) e PD_se. KM yne do talle… Me ta sa te gajaset. Realisht ndjej dhimbje per popullin opozitar. Nuk e meritojne. Me dhimbje vella, me dhimbje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje