Analistët: Basha të largohet, ADN e tij s’ka lidhje me PD! Ishte projekt i dështuar i Berishës

28 Prill 2021, 08:27Politika TEMA

Humbja e kreut të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit është komentuar mbrëmjen e djeshme në studion e “News24”, nën moderimin e gazetarit Sokol Balla.

Analisti Arjan Vasjari është shprehur se me këtë humbje Basha duhet të iki nga drejtimi i PD, pasi sipas Vasjarit, në ADN-në e tij, ai nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

“Modeli i z. Basha nuk mund të ishte dot një model fitues. Z. Basha e denatyroi Partinë Demokratike si strukturë politike. 

Nëse ti ndërton një model politik, që nuk ka lidhje me historinë e PD, nëse ti militantëve të PD nuk iu ofron asgjë, praktikisht do të thotë që ti mor zotëri i dashur në ADN tënde nuk ke lidhje me këtë parti. 

Nëse nuk shihet me sy se çfarë marrëdhënie të brendshme ka Basha me PD, është e kotë të merremi me këtë. Nuk është në ADN-në e tij.

Edhe analisti Skënder Minxhozi mendon që Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD pas kësaj humbjeje, ndërsa thekson se ai ishte projekt i dështuar në politikë i Sali Berishës.

“Zyra që Basha gjeti ishte dhe mbeti problemi i madh që Basha nuk e zgjidhi dot. PD që drejtohej nga një lider historik shumë autoritar, papritmas iu dha në dorë një djali, i cili u desantua në parti, u soll nga jashtë, ishte krejt pa përvojë. 

Do të thotë një ngjitje spektakolare e një njeriu, në një hark të shkurtër kohor. Lulzim Basha ishte një projekt i dështuar në politikë i Sali Berishës. 

Në këto 8 vite, Basha doli nga vetja dhe sot u ndodh pa një identikit të vetin. Mendoj se ai nuk e gjeti dot veten”, u shpreh Minxhozi.

2 komente në “Analistët: Basha të largohet, ADN e tij s’ka lidhje me PD! Ishte projekt i dështuar i Berishës”

  1. Juristi says:

    Ne Pd,po nuk doli ndonje tip qe ta marre partine me “dhune” nga mendesia e gardes se vjeter,nuk ka gje ne vije.Me zgjedhje alla stil Berisha,me rekomandim,do vije nje Lul tjeter,me karagjoz se Luli vet.Demokratet akoma nuk gjejne lider,ne fakt deri tani nuk shoh ndonje te zotin,ne rradhet e tyre.

  2. xhoxhi says:

    Të gjithë sulmojnë Bashën dhe e fajësojnë atë për humbjen.Basha ka përgjegjësinë e tij por ama pse duhet akuzuar kaq shumë për humbjen Basha dhe mos vlerësohet puna e qeverisë?Të gjithë pasi flasin për fitoren e Edi Ramës më pas nuk lënë gjë pa thënë si për korupsionin,vjedhjet etj etj.Duhet të mësohemi se demokraci do të thotë kush mer më shumë vota pa çka se mund të mos na pëlqejenë.Të gjithë akuzojnë Bashën për humbjen.Pse qëllimi kryesor është marja e karikes?Kundërshtari nuk punon?Nga ana tjetër edhe ata që ka për reth tij janë kukëll dhe duan të zënë një karike dhe asgjë më shumë.Basha duhet të tërhiqet dhe nuk duhet të meret me politikë sepse ka aq shkollim sa të jetë më mirë dhe më rehat. Të luftosh të fitosh me Xhelal Mëziun,Palokën,Mark Markun,et etj është një gjë absurde…Prandaj Basha bëju burrë largohu dhe do shikosh që edhe ata pas teje nuk do sjellin asgjë të re sepse që në fillim në këtë parti u futën njerzit me probleme.Kjo parti ska fituar asnjëherë zgjedhje vetë..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje