Beteja brenda "familjes": Shkodra injoron Nard Ndokën, e mposht edhe kunati

28 Prill 2021, 23:10Politika TEMA

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pati një përballje interesante brenda “familjes” në Shkodër, mes Nard Ndokës dhe Frrok Gjinit.

Por asnjëri nga kunetërit nuk arriti të marrë mandatin e deputetit.

Ndërsa po numërohen votat e kandidatëve, duke se përballjen mes tyre e ka fituar Frrok Gjini, i cili ka marrë 1425 vota.

Nard Ndoka, i cili renditej i teti në listën e PD, ka marrë vetëm 208 vota, ndërkohë që janë numëruar rreth 70% e kutive të votimit.

PD është forcë fituese në Shkodër, me 5 mandate, PS merr 3 mandate, PSD 2 dhe LSI 1 mandat.

Rezultati

Nard Ndoka, PD – 208 vota

Frrok Gjini, PS – 1425 vota

1 komente në “Beteja brenda “familjes”: Shkodra injoron Nard Ndokën, e mposht edhe kunati”

  1. Jevi says:

    Nard Noka nuk ka fare parti dhe futet ne listat e P.D.-s se eshte sherbetor i Berishes e Bashes.
    Sa per shprehjen se e djathta ka fituar ne Shkoder eshte gabim i te pa diturve per drejtimin qe ka cdo parti.Koalicioni i djathte ka marre pese mandate deputeti,kurse partite e majta,P.S,P.S.D, dhe L.S.I kane marre se bashku gjashte mandate deputeti.Qendrimi i seciles eshte tjeter pune.
    Edhe ngjyrosja e asaj zone me blu eshte veprim anti shqiptar qe u sherben armiqve tane duke percare vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje