“Je i shitur”! Plas sherri mes Ristanit dhe Markut: Rri urtë o burrë! E di ti kush jam unë?

28 Prill 2021, 22:49Politika TEMA

Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku kanë debatuar ashpër në studion e ‘Open’ në Top Channel në lidhje me votat e pavlefshme.

Marku e cilësoi Ristanin si “të shitur”, ndërsa Ristani iu përgjigj duke i thënë se duhet të dijë me kë flet. Më pas i tha se sa jurist i mirë është e dinë të tjerët, ndaj nuk ka nevojë për mendimin e Markut.

Marku: Kur vidhet a është fajtor hajduti? Se gjithë thoni që është fajtor Basha. Pse është bërë rrokopujë?

Ristani: Pse rrokopujë se ka vota të pavlefshme.

Marku: Po ku e dimë ne kush i ka nxjerrë? Të hapen kamerat. Edhe ti je i shitur.

Ristani: Mos lësho të tilla gjëra se e di ti kush jam unë? Ti mu mu drejtove si shitje. Te kush jam shitur? Te Edi Rama jam shitur?

Marku: Të shikohen kamerat për çdo fletë të pavlefshme se është e identifikueshme cdo individ. Ky është proces Ben dhe jeni ngutur.

Ristani: Këto procese i kam kaluar në duar disa dhe të jesh i sigurtë që…

Marku: Jeni të ngutur vetëm për të shitur këtë.

Ristani: Marku mos fol në këtë mënyrë o burrë. Marku, interpretimin bëje vetë. Se sa jurist jam unë, më njohin të tjerët, s’kam nevojë për ty fare. Ti rri urtë.

8 komente në ““Je i shitur”! Plas sherri mes Ristanit dhe Markut: Rri urtë o burrë! E di ti kush jam unë?”

  1. vëzhguesi says:

    Marku është komplet idjot, gjyna për ata që i dhanë votën.LOL

  2. Nick says:

    Se te di sa i mire je si jurist te shan marku! Ti bere te paberen ne drite te diellit, bere bashen kryetar bashkie pse mos e besh kryeminister?!

  3. Dallimi midis malesorit dhe malokut says:

    Ky Mark Markun do te jete parlamentari me i peshtire,nese do te ulet.Shpresonte te bej Minister arsimi,ndaj ben keshtu.Kur te hipi ne k…n tem e te shohe Stambollin.

  4. Qyterar i zakonshem says:

    Une mendoj se z. Marku eshte lideri me i pershtatshem per PD-ne. Mendimet e tije jane saktesisht edhe mendimet mbizotruese ne kete grupim primitiv tribal qe nuk e luaje dot lojen e demokracise ku rezultati i zhgjedhjeve ka rendesi por vete proçesi apo loja zgjedhore ka perparsi. Qe do te thote nuk permbyset tabela e shahut se po e himbet lojen . Ca si Marku e kane te pa mundur te pranojne humbjen ti japin doren kondershtarit (te cilin e konsiderojne armik per vdekje) dhe te pregatiten per ndeshjen tjetet. Kete e terguan me ngjarjen e Elbasanit.

  5. Nikolla says:

    Lezhë moj; ke qënë qytet me nam,
    Tani qënke mbushur me të ardhur hajdutë pukjanë, pa din e pa iman.

  6. pjeter says:

    Mark Marku,Agron Gjergjmarkaj,Bushati Andi,Ljubiçi, Shkurdhaket e radhes qe vertiten ne orbiten e rrumpallixmit,me idete e tyre e moren ne qafe Lulin e shkrete.E çuan te besonte qe ishte luan,por maçoku maçok ngelet.Humbesit e vertet jane Sali Bajraktari,e keto kukuvajkat e mjerimit.Nuk ka shanc ti shofim qe te pranojne publikisht qe shumica e shqiptareve,i peshtyu ne surrat keto lloj gjallesash parazitesh,edhe sikur ti shofin 1 milion e 700 mije vidiot e votave nje per nje,nuk kan as moral,as kurajo te marrin kete iniciative.

  7. Esl says:

    Nuk e di se në ç’ gjendje duhet të jetë truri i një njeriu që i jep votën Markut, por thjesht dëshpërohesh kur sheh horra profesorë të padenjë të edukuojnë brezat e rinj.

  8. Lazaratasi says:

    Mjere ky popull qe do degjoje Mark Markun ne parlament . Neqoftese doni te beni diete e te dobesoheni shif kete injorant ne tv e hajde te kesh oreks pastaj . Vaj medet eshte dhe pedagog Mark Marku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje