VIDEO/ "Memorandumi i Kuçit" më 10 prill, ku Rama parashikonte rezultatin e zgjedhjeve mbi një mbulesë tavoline

28 Prill 2021, 11:13Politika TEMA

Fitorja e 25 prillit duket se ka qenë e parashikuar më herët nga kryeministri Edi Rama.

Ai më 10 prill ka qenë në Kuç të Vlorës në kuadër të fushatës elektorale ku bëri dhe parashikimet mbi zgjedhjet e 25 prillit për çdo qark dhe e quajti këtë “Memorandumi i Kuçit”.

“Ne do marrim 74 deri në 78. Pastaj po bëri ky ndonjë tërmet të madh shkojmë edhe 80. Kukës 1, Dibër 3, Shkodër 4, Lezhë 3. Tirana 19, Elbasan 8, Korçë, 6, Berat, 5, Fier, 10, Vlorë, 9, Gjirokastër, 3, 79, u bëtë të gjithë si Luli. Tani, unë iu thash 74, deri në 78, tani.

Këta zotërinj që ta dish ti, këtu, në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, ndonjë penallti është në shtyllë, rezultati final 74 deri 78. 

Votat tek numri 12. Noteri është Damian Gjiknuri. Damian firmose. Mos e firmos nëpër lule që të thonë nuk ka firmosur. Memorandumi I Kuvendit Zakonor Kuç” tha Rama.

Pasi e firmosi memorandumin në një mbulesë tavoline Rama e lexoi para banorëve duke i kërkuar atyre të mos grumbullohen.

“Tani ju jeni mbledhur këtu. Ne jemi kundër grumbullimeve. Nuk ju shpërndajmë dot me polici se na hapni ndonjë luftë tjetër. Tani do ju lexoj memorandum.

Damiani është noteri i memorandumit. Aneks/ PS fiton nga 74 deri në 78. Votoni nr 12. Firmosur nga Edi Rama.

Noterizuar nga noteri i tërmeteve. Kur të vijmë ta inaugurojmë sheshin e Kuçit këtu do ta lexojmë prapë”, u shpreh kryeministri më herët.

Drejtuesi i qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri e risolli sot këtë moment ku shkruan:

“Disa nuk e morën me seriozitet “Memorandumin e Kuçit” të datës 10 Prill por ja që rezultati i zgjedhjeve e konfirmoi krejt të saktë”, nënvizon Gjiknuri.

5 komente në “VIDEO/ “Memorandumi i Kuçit” më 10 prill, ku Rama parashikonte rezultatin e zgjedhjeve mbi një mbulesë tavoline”

  1. Sara says:

    dhe ne u knaqem me shakate plot kripe te Duces….

  2. Fatos says:

    Kape Sara kape. Kush punon fiton, ka që në janar PS ja që dëgjon dhe punon me njerëzit, kurse të tjerët rrinin lokaleve e tallnin trapin.

  3. Sora says:

    Sara ngushellime jeni ne halle ska kush tu beje derman por ducja qe thua ti paska qene me kembe ne toke dhe jo me presh ne bythe si ai juaji.Dilni nga pylli dhe behuni njerez normal se doti beni mire vetes tuaj dhe shoqerise

  4. Analfabeti says:

    Supriza ishte PSD qe i mori mandat ne Shkoder dhe Tirane PS. Nese do te rinumeroheshin votat sidomos ato te pavleshme PS shkon ne 79 fiks si tha ne Kuc. PS uli ritmin e numerimit per ti mos poshteruar por trushplaret e PDs ende mendojne se kane fituar dhe nuk duan ta kuptojne qe jane ne katastrofe. 5-6 mandate as nuk i kane te tyre por te aleateve qe i mblodhen ne cdo cep per te mund Ramen me cam e me grek bashke. Tani merrni luget dhe kovat me mut e mblidhuni tek Fevzua ne darke.

  5. Pensionist says:

    Në “Memorandumin e Kuçit dallohet parashikim i një intelektuali dhe punëtori, i cili ka për qëllim ta bëjë Shqipërinë për brezat e të gjithë vendit, jo për veten, jo për familjen, jo për për fisin, jo për partiçkën, jo për bashajt, jo për pashajt, jo për Viçidolin…
    Janë provincialë të gjithë ata, që nuk i shikojnë punët e mëdha dhe nuk e shikojnë njeriun e këtyre punëve. Në krye të këtyre provincialëve qëndron dhe udhëheq banda e inatçinjve, banda vrastare pd-lsi, të cilës populli u dha leksionin më të mirë. Me gjithë këtë leksion të qartë, që u është dhënë, përsëri banda nuk shikon veten se cila është, por kërkon justifikime, duke iu referuar Pjeter Tomës…
    Banda nuk ka ndërmend të mësojë, të njohë veten, të korigjohet, të shpëtojë nga hakmarrja, nga krimi, prandaj do të mbetet një problem permanent dhe i rrezikshëm për Shqipërinë.
    Kujdes! Këta banditë dhe injorantë janë armiqtë e popullit dhe të Shqipërisë!
    Suksese Parlamentit të ri, 2021-2025 në fushën e ligjshmërisë, në vazhdimin e reformave të vazhdueshme dhe largimin e sa më parë të “presidentit nga halli”, dordolecit agush meta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje