Ish kryetar i PD në Kukës Ibsen Elezi ka shpërthyer në akuza ndaj Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve duke kërkuar dhe largimin e tij.
Në një intervistë për Ora news, Elezi u kthye pas ne kohe duke kujtuar dhe marrëveshjen e 2017 me Ramën pas daljes nga çadra ndërsa e quajti këtë të fundit ‘burrë legen’ .
“Erdhi 2017 u fut në çadër, vuri kushte të panegociueshme. Një politikan që vë kushte të panegociuehsme së pari nuk ma do mendja që është politikan ose ka një arsye madhore dhe duhet ta çojë aksionin në deri në fund.
Çfarë ndodhi, doli nga çadra, dhe doli si legen nga çadra se shkoi takoi Ramën, se del dhe si burrë nga çadra.
Bëri një marrëveshje që doli më vonë që këta do bënin bashkë, bashkëqeverisje që është e turpshme dhe pa e miratuar në organet e vendimarrjes së partisë”, tha ai.