Luçiano Boçi: Po të mos kisha goditur Gjergj Lucën, do kisha marrë më shumë vota

29 Prill 2021, 12:18Politika TEMA

Edhe pse renditej i shtati në listën e Partisë Demokratike, e cila siguroi 6 mandate në Elbasan, Luçiano Boçi ka thyer herësin dhe ka siguruar mandatin e deputetin në këtë qark.

Në deklarata për A2, Boçi u shpreh: “Nuk mund të quhet që unë kam fituar, është një kalim sfide. Unë isha dhe jam kandidat i PD-së, jemi ende në betejë me të keqen.

E prisja këtë rezultat dhe kam deklaruar edhe herë të tjera që sfidën e kam me vetveten. Po mos të kishte ndodhur incidenti me biznesmenin Luca, do të kisha marrë edhe më shumë mbështetje”.

Në lidhje me numrin e ulët të votave që mori drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Gazment Bardhi, Boçi tha:

“Bardhi e përqendroi fushatën e tij te sigla e PD-së dhe nuk artikuloi kërkesën për të votuar numrin e tij. Unë isha në pozicion të diskutueshëm dhe fushata ime ishte më shumë e personalizuar”.

Kur u pyet mbi zërat që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD-së, Boçi tha:

“E keqja e këtij vendi është Edi Rama, jo Lulzim Basha, dhe të merresh me një fabul tjetër, ndërkohë që duhet përmbysur regjimi i Ramës, më duket humbje kohe dhe taktikë për të ligjëruar vjedhjen e votave dhe ngritjen e një institucioni që ka kapur shtetin dhe ka ndërtuar diktaturën ekonomike më të shpifur që ekziston”.

3 komente në “Luçiano Boçi: Po të mos kisha goditur Gjergj Lucën, do kisha marrë më shumë vota”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Ju jeni grupim kriminal dhe që të vini në pushtet duhet që të vrisni nja 900 mijë shqiptarë që votojnë për Ramën dhe të merni votat e vetëm nja 350 mijë shqiptarëve që votojnë për ju rrugaçët,kriminelët dhe alabakët e Shqipërisë.

  2. Mantho says:

    Do te kishe marre edhe me shume sidomos nese ai qeni bulldog qe te shoqeronte, ne vend te Luces, te t’i mbante duart ty. Felliqesire!

  3. Berti says:

    KY DUKET QE ESHTE TRU PESHK.DUHET TE MERREMI ME RAMEN THOTE JO ME BASHEN.O GOMAR E KA MARRE VESH GJITHE BOTA QE ME BASHEN KRYETAR PD EDI RAMEN NUK E MUND PER 100 VJET.PASTAJ MOS E PERMEND ME GODITJEN NDAJ LUCES PASI E KE GODITUR SI SPURDHJAK KU 2 PERSONA E MBANIN DHE TI E GODISJE.AJO ESHTE NJE VIDIO E TURPSHME PER TY O PEDERAST I DEGJENERUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje