Nga Mustafa Nano
Lajmi i ditës është një dhe vetëm një: Lulzim Basha ka humbur sërish. Prandaj, një numër njerëzish, demokratë sigurisht, por edhe njerëz të tjerë, intelektualë publikë, figura publike, gazetarë etj., janë duke kërkuar dorëheqjen e tij, janë duke i kërkuar që të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike. Mes tyre ka edhe njerëz që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës Lulzim Bashën. Ka edhe të tjerë që janë përpjekur gjatë gjithë kohës, me sukses të plotë, t’i japin Lulzim Bashës formën e liderit që ata do të donin.
Pastaj, ka të tjerë që e kanë cytur atë të bëjë gabim pas gabimi. Të gjithë këta, por edhe të tjerë, janë duke i thënë Lulzim Bashës: “Basha ik!” Kjo është parulla e ditës. Ky është slogani i ditës. Unë, personalisht, sado paradoksale të duket, nuk bëj pjesë te këta njerëz. Unë nuk guxoj t’ia bëj këtë thirrje Bashës për arsyen e qartë se ky apel do të bjerë ne vesh të shurdhër. Askush nuk ka fuqi ta largojë Lulzim Bashën prej kreut të Partisë Demokratike.
Madje, unë shkoj dhe ca më tej, dhe këtë e them sinqerisht: në Partinë Demokratike nuk ka njeri tjetër që të jetë më i mirë sesa Lulzim Basha. Dhe këtë po jua thotë një njeri që nuk ka pikën e respektit për Lulzim Bashën. Ka mendimin më të keq të mundshëm për të. Mua Lulzim Basha nuk më ka pëlqyer kurrë. Nuk më pëlqeu as dje. Sidomos dje, me reagimin që mbajti. Reagimi i tij ishte skandaloz, të fyente inteligjencën. Avazi i njohur deri në mërzi: “Na vodhën votat!”Joooo!!! Përsëri!
Lulzim Basha u fut në garë elektorale me entuziazëm, i sigurt në fitore gjatë gjithë fushatës, të cilën e bëri të mirë, në fakt, sepse pati një rritje progresive të ndikimit të tij në shoqëri. Gjatë gjithë fushatës, ai foli për fitore. Objeksionet e tij ishin të vogla, të parëndësishme. Ai foli për fitore edhe në momentin kur u hapën kutitë dhe filluan të numërohen votat. Ai doli përpara shqiptarëve dhe tha: “Ne kemi fituar. Fitorja është brenda kutive që sapo janë hapur.” Kaluan vetëm pak orë dhe ne pamë të njëjtin person, kryetarin e të njëjtës parti, të dali përpara kamerave televizive, përpara opinionit publik shqiptar, dhe të thotë: “Votat m’u vodhën. Mafia në pushtet, narko-trafiku në pushtet, shpenzoi miliona euro për të blerë vota. Por ne jemi këtu për të mos u dorëzuar. Unë nuk do të dorëzohem. Unë kurrë nuk do t’ju zhgënjej.”
Në fakt, e tha edhe këtë shprehje: “Unë kurrë nuk do t’ju zhgënjej. Demokracia ka nevojë për ne.” Bla, bla, bla… I njëjti Bashë që nuk të zhgënjen kurrë. Një kopje, një klon i Berishës. Një pjellë e denjë e kulturës berishiane. Dhe me kulturë berishiane nuk kam parasysh vetëm Bashën, për mënyrën se si reagoi dje duke mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, duke mos njohur humbjen. Me kulturë berishiane kam parasysh edhe sjelljen kolektive të demokratëve, të paktën të një pjese të demokratëve që ishin atje. Teksa Basha fliste, demokratët bërtisnin në kor: “Poshtë komunizmi! Poshtë komunizmi!” Këtyre njerëzve u ka ngelur ora në vitin 1990. U duket sikur janë duke luftuar kundër Enver Hoxhës, ndërkohë që përballë kanë Edi Ramën. Është e çuditshme! Është një gjë që mua më kap gjithmonë në befasi, sido që e pres prej tyre.
Këta demokratë (dhe besoj se janë një pjesë e vogël demokratësh) më kujtojnë një ushtar japonez të Luftës së Dytë Botërore, i cili për tridhjetë vite me radhë as që e pati idenë se lufta kishte mbaruar. Iu deshën tridhjetë vite që të kuptonte se Lufta e Dytë Botërore ishte mbyllur. Për tridhjetë vite, ai rravgoi, erdhi vërdallë nëpër skërkat e një ishulli në Filipine duke luftuar me ndonjë post policie, me idenë se po luftonte armikun, pushtuesin, duke u ushqyer me çfarë të mundej bashkë me disa të tjerë. Por ky ishte më stoiku.
Madje, ai nuk besonte as fletët që i hidhnin nga avionët, ku informohej se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar dhe u bënin thirrje ushtarëve që të dorëzoheshin. Por ky nuk u dorëzua. Mbeti i vetëm në atë ishull derisa erdhi një shok, i cili i kishte premtuar gjatë luftës se do t’i vinte në ndihmë, nëse ai do të gjendej në vështirësi. Dhe ai shkoi që ta ndihmonte. Por jo në një rrethanë lufte. I shkoi me një dekret të rremë perandorak, ku thuhej se lufta kishte mbaruar dhe se forcat japoneze ishin dorëzuar. Demokratëve u duhet gjithashtu një dekret i rremë perandorak, që thotë: “Komunizmi ka vdekur. Ka vdekur një herë e mirë. Ka vdekur në vitin 1990.” Kështu, britmat “poshtë komunizmi” janë absurde. Janë një zhgjëndërr e demokratëve, prej së cilës ata duhet të heqin dorë.
Megjithatë unë nuk do t’u sugjeroja demokratëve që ta largonin Lulzim Bashën, për arsyen që thashë më sipër: ata nuk kanë një tjetër më të mirë sesa Lulzim Basha. Ata do të rrezikonin nëse do të largonin Lulzim Bashën dhe do të vendosnin një tjetër. Kjo për arsyen se “një tjetër” nuk ka. Nuk ka një figurë alternative. Nuk ka një lider alternativ. Nuk ka një njeri që të ketë një vizion alternativ, që të ketë premtuar, apo që ta ketë në mendje idenë, apo aspiratën për të hapur një epokë të re, një erë të re për Partinë Demokratike. Dhe kjo erë e re do të përkufizohej me përpjekjet për të deberishizuar atë parti. Mirëpo, kjo është një gjë që s’mund të ndodhë kurrë, sepse Partia Demokratike është mbushur ekskluzivisht vetëm me berishianë.
Kjo është e vetmja garë e vërtetë, gjenuine. Është një garë ku nuk ka manipulime, ku nuk ka përpjekje të dikujt për të manipuluar garën. Është gara e secilit prej tyre për të rënë në sy, për të treguar, për të dhënë prova se ai e ka xhan më shumë sesa të tjerët Sali Berishën, se ai e do më shumë sesa të tjerët atë, dhe se e vlerëson më shumë sesa të tjerët. Në këtë garë shkëlqen Lulzim Basha. Dhe ai është berishinai par excellence. Është më i zoti nga të gjithë. Prandaj, kur vjen puna këtu, gara është e fituar nga Lulzim Basha.
Dhe, përsëris, është e fituar pa truqe, pa manipulime. Lulzim Basha është më i zoti se të gjithë berishianët e Shqipërisë. Më i zoti se të gjithë berishianët demokratë, që janë anëtarë të Partisë Demokratike. Ai nuk është aq i zoti sa të mundë Edi Ramën, por ai është i zoti të mundë gjithë ditën e ditës, çdo njeri që i del përballë në Partinë Demokratike. Sikur sot të jepte dorëheqjen dhe të shpallte një garë, kjo garë nuk do të kishte fare nevojë për përpjekje për ta manipuluar atë. Ai e fiton garën në çdo moment.
Ka njerëz që thonë (dhe sipas meje, ky është një mendim racional) se nëse Basha insiston të rrijë aty, mund të ndodhë një zbrazje e Partisë Demokratike. Ajo mund të bëjë firo. Shumë njerëz mund të dezertojnë. Dje, për shembull, shumë njerëz mund të kenë parë videon e dikujt i cili bënte copa-copa teserën e Partisë Demokratike. Unë nuk mendoj se këto gjeste do të jenë të shpeshta, apo të shumta. Këto do të jenë gjeste episodike dhe do të zgjasin pak. Shumë shpejt, demokratët do t’i bëhen krahë Lulzim Bashës, sepse ëndrra e tyre është të vijnë në pushtet.
Por nuk mund të vihet në pushtet duke i dalë kundër Lulzim Bashës, i cili këmbëngul të rrijë në krye të Partisë Demokratike. I vetmi shans për ta është që të rrinë në krah të Lulzim Bashës. Madje, jo vetëm ata, por edhe të tjerë, të cilët sot po kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, do t’i bëhen krah Lulzim Bashës. Sepse ndryshe do t’i binte që të bënin lojën e Edi Ramës, i cili i pengon për të ardhur në pushtet.
Unë jam i sigurt se Lulzim Basha do të jetë aty. Nuk ka se kush ta heq. Nuk ka se kush ta zëvendësojë. Kjo është e gjitha.
100% dakort! Janë krejtesisht të pa shprese! PD u themelua si partia e parë opozitare anti-komuniste dhe misioni i saj perfundoi në 94 kur populli refuzoi kushtetuten e saj, per faktin se komunizmi nuk kishte me asnjë shprese të rikthehej ! Nuk kishte me kuptim ajo parti dhe ajo retorike pas atij viti.. E gjithë historia që vjen me pas është një zvarritje që mbajti peng një vend e që kerkohet të vazhdohet akoma! Kjo gjë ndodhi kudo në vendet e ish lindjes komuniste, asnjë nga partite e para anti komuniste nuk i mbijetoi viteve 90′! PD është e destinuar të deshtoj, kurrë nuk ka per te ardhur me ne pushtet sepse PD nuk i perket kohës se sotme… Çfarë do qe ti bësh një kali, sa do me të mira ta maresh, sa do ta qellosh me egersi, sa do ti japesh per te ngrënë, sa do ta stervitesh.. Nuk bëhet dot me I shpejte se një makine.. Sot është koha e makinave, PD insiston akoma tek kuajt!
VLORA,bravo.Shume saket.Sot eshte dita e makinave dhe jo e kuajve te ngordhur.
VLORA,bravo.Shume saket.Sot eshte dita e makinave dhe jo e kuajve te ngordhur.
O Muç !
Saktë.
Shumë gjatë.
Të lodh.
Sentenca : LULI, ËSHTË MUTI MË I MIRË, NDER GJITHE MUTSIHANET E TJERË NË PD.
E, ke parë sa vota mori Salianj Babolja ?
E ke parë sa vota ka marre profesori Luqi Boq GRUSHTI në Elbasan ?
A s’janë MUTËR këta, etj, etj ?
Kaq.
O Muç !
Saktë.
Shumë gjatë.
Të lodh.
Sentenca : LULI, ËSHTË MUTI MË I MIRË, NDER GJITHE MUTSIHANET E TJERË NË PD.
E ke parë sa vota mori Salianj Babolja ?
E ke parë sa vota ka marre profesori Luqi Boq GRUSHTI në Elbasan ?
A s’janë MUTËR këta, etj, etj ?
Kaq.
Hahahahhaah koment gjigand vlora .
Muço, besoj se e ke sarkazëm dhe jo seriozisht!!!
Lulja, më e mira ?!!!!!
Kjo gjetje është një lajm i keq për demokracinë!!!
Një humbës patologjik, më i miri ?!
Simbas kësaj llogjike i bie që Edi Rama(doli në skenën e historisë në kohën e duhur) të dali në pension si KM!!
Dhe kjo nuk do të ishte e shëndetshme për demokracinë e brishtë shqiptare!!
Lulja është një shartim midis njeriut dhe makinës, që buzëqesh dhe përgjigjet me buton!!!
I privuar nga ndjenjat njerëzore,si dashuria dhe urtejtja,pasi mimika e tijë( si e çdo kompjuteri) nuk është konstruktuar për të çfaqur ndjenja njerëzore.
Ai është në çdo gjë që bën fals!!!?
PS:Ah,se për pakë harrova,butonin e shtyp Doktor Mortja.?
Kur ka dal ndonje kanditat me i zoti komunisti Berisha i degdisi ne Amerik apo i vrau e nese del sot ndonje te njejten fat do ket ….
PD me “kryetarin” e saj, èshtè njè shèmbèlltyrè e pèrsosur e rrènimit shqiptar nè kèto 30 vitet e tranzicionit, e kaosit urban dhe rrumpallès qè nuk pranon as ligje dhe as shtet por vetèm vetveten.
Mustafa Nano, del nè pèrfundimin personal se ky grupim, nuk paska kandidatè tè njè formati mè tè pèrshtatshèm por “harron” tè na sjellè nè kujtesè se èshtè Basha, ai qè pèrzgjodhi rreth vetes, kèta qè sot janè gazi i botès. Kush flen me qen, zgjohet me pleshta.
Pleshtin, e duron zotèria pa problem,,,,,karriken ama, atè nuk e dorèzon kurrè. Ajo èshtè pèr tè personalisht, “GARANCIA”, qè vrasjet e 21 janarit dhe vjedhjet nè rrugèn e kombit, ta lènè atè pa lagur.
Pra, vetèm SPAK mund ta ndihmojè PD, tè nxjerrè vetveten nga llumi i krimit.
Duke ndihmuar PD, indirekt ndihmojnè Shqipèrinè, tè ketè njè opozitè tè denjè nè shèrbim tè kombit dhe jo banda karagjozèsh dhe rrugaçèsh, qè ngjallin vetèm NEVERI.
Pastroni radhèt e kèsaj bande nga kontigjenti kriminal dhe do shihni se sa shpejt do gjindet njè Ilir Rusnajli, pèr tè kryer misionin qè nuk e kryejnè dot kurrè Gridat erotike dhe Mark Markèt defiçiterè.
PD nje mocal I qelbur me nje kukuvajke plake ne mes.
Si nuk te vej turp bre burrë në formë gruaje…
Te gjithë e dinë se zgjedhjet u vodhën…
Te gjithë e kuptojnë se ne Shqiperi eshte instaluar një rregjim…
Të gjithë (biles edhe ato vet) e dinë një gjë të tillë
Ketu nuk behet fjalë Basha apo Berisha, Rama apo Gramos Ruçi (ministri i brendeshem dhe sekretari i pare i Tepelenes)
Ketu eshte nje problem madhor: Ne Shqiperi nuk ka demokraci apo vlera demokratike. Ne shqiperi sundon mafja, sundojne tarafet, interesat si te brendeshme ashtu dhe te jashteme…
Kurse ti je nje gazetar muti ose ma mire me thane nje mut muti qe fol sips interesave. Mire e the per atë ushatarin Japonez por harrove dhe veten tende me Sali Berishen….aty te ka ngelur ora…qohesh me Berishen ne mendje cdo mengjez dhe ne fakt ai ka ikur qe para 8 vitesh..
Kurse kryeministri ynë eshte nje SKIZOFREN i mirefilltë, dhe per kete nuk kam aspak dyshim tashmë
Mjer Shqiptaret dhe kaq
Ka o Muç ka por te miret i perzene ata se i konkurojne mbajne vetem servilat made in Noka, Salianji, Duma, Gjakmarkaj etc lepirsa extrem.
Te miret I vrane ose i ndoqen nga Partia psh , Gramoz Pashko, Sokol Olldashi te ndjekur Eduart Selami e shume te tjere qe jane neper bote se i perndiqte shiku Gazidedes
Zoti Nano! Mendoj se ne PD-ke ka njerez shume te zot dhe mjafte te afte,te sjellshem,te kulturuar dhe qe dine t’a lozin mire politiken.
Per mendimin tim,po nuk u hoq nga PD doktor morjta,ajo parti do ngelet ne minorance.
Sot,pas humbjes se zgjedhjeve te 25 Prillit,eshte ne se e domososhme te largohen nga drejtimi i partise figurat me te paaftet,me te urryera,qe demtojn rende PD-ke te cilet jane; Lulzim Basha,Gazmend Bardhi,Edi Paloka,Edmond Spaho. Gjithashtu te largohet perfundimisht Sali Berisha bashke me frymen e tij te keqe qe ka qelbyr gjithe PD-ke.Po nuk u hoqen keta,PD-ke do kete nje rruge shume te gjate dhe shume te veshtire ne opozite deri ne shkrirjen e saj si pari e do katandiset si Parti e Ballit Kombetar.Edhe Partia LSI,kishte eufori te madhe por ja qe perfundoi ne nje parti pa integritet,pa fitore,vetem e llafeve e sharjeve,mburjeve.Kjo ra si parti vetem per faj te udheheqeseve te tyre si Monika me Peço Vasilin.
na rrufsh trapin o muç!!
nuk ka tjetër që të jetë më i mirë se basha,nuk ka tjetër më të mirë se rama,nuk kishte tjetër më të mirë se berisha,nuk kishte tjetër më të mirë se tos qorri,nuk kishte tjetër më të mirë se ramizi e nuk kishte tjetër më të mirë se enveri!!
deri ku do të shkoj o muç??
tek zogu apo gjergj kastrioti??
shko mor debil sikur lul basha e eDrama të kishin lindur tama në kohën e duhur për të qënë më të mirët për shqipërinë!!
a mos vallë duhet ti ballcamosim se mos na zhduken ndokund??
hy idiot!!
një shoku tim sa herë blinte makinë të dorës së dytë e lavdëronte aq shumë sa një ditë i bëra pyetjen”a thu se benci e ka prodhuar pikërisht këtë makinë kaq të mirë,për ta blerë ti të përdorur?”!
këshut dhe ti o muç!
lëre mo se njëri më gomar se tjetri janë,ndyrësia i mbulon nga koka në këmbë!
Luli më i miri…? Fatkeqesi? Nuk ka alternative thote Muçi! Padyshim qe ka alternative…jane dhjetra djem e vajza të reja qe mund të jene alternative! Si mund të vazhdoje pjella e Saliut? Luli eshte nje personazh pa personalitet, pa karakter, nje masë amorfe dhe qartesisht i perzier me politikat sërbe. Mbi të gjitha i provuar me shume poste drejtuese ne politike dhe qartesisht ka deshtuar. Nuk duhet harruar, megjithese duket si e parendesishme, gruaja e tije ka nderruar shtetesine dhe nuk e voton…e shkreta shqiperi asnjehere ne historine e saje nuk ka patur politikane me maskarenj, me pa atdhe, me tradhtare!
Çfare sherbimi të keq qe po i ben Shqiperise mor Muç ti dhe gjithe të ashtuquajtur analiste! E MJERA SHQIPERI!
Nuk e di pse i bini kaq gjate.
Analizen ne se duhet te rrije Luli kryetar apo duhet te dorehiqet, e di vetem nje institucion ne Gliobin Tokesor, ky eshte Sali Berisha.
As Luli, por askush tjeter ne kete bote nuk e ka ne dore.
1. Po e ka ndare mendjen Sali Berisha qe Luli duhet te qendroje ne krye te PD, Luli do jete aty dhe nuk e çan koken kush se dalin 20 apo 30 vete kunder Lulit.
2. Po se se Luli e gjykon se duhet te japi doreheqien dhe doktori nuk eshte dakord, mjafton nje fjale e Berishes `”Ik Lul shko atje ku te them une”, Luli kokevarur do rrinte ne ate kolltuk.
3. Ne se Berisha e ka ndare mendjen se Luli duhet larguar por e sheh se Luli po kembengule te mos dorehiqet, mjafton nje urdhet i Berishes qe Luli te therrese Asamblene, u mblodh Asambleja, te gjith kokeulur, dhe nje fjale e Berishes “Ti Luli je burre me i mire se une? E kam thene se ne PD ka standarte. Une e kam dhene doreheqien. Per kete kerkoj tani nje votim per shkarkimin tend. Kush eshte dakord qe Lulzim Basha te shkarkohet. Cfar te shikosh, te paret Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Agron Shehaj e te tjeret pas tyre duke brohoritur “PARTI ENVER JEMI GADI KURDOHERE”.
Jam dakord me Muçin qe PD me te mire se Lulin nuk ka.